RUDINA HOXHA
Drejtoresha e Zyra ICE e Tiranës (Agjencia per nxitjen e ndërkombëtarizimit të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme Italiane), Zj. Gabriella Lombardi, u kujdes personalisht në realizimin e një aktiviteti të veçantë në Shqipëri: “Expo Sud Italia” në fillim të muajit shkurt.
Ky aktivitet shërbeu për promovimin në Shqipëri të produkteve më të mira të Jugut të Italisë, konkretisht, rajoneve të Campania, Puglia dhe Sicilia, për dy javë (6-21 shkurt,2015).
Gruaja plot energji e pasion për ta parë Shqipërinë pjesë të iniciativës italiane pranon në një intervistë ekskluzive për Infoalbania se lidhjet me Shqipërinë fqinje vijnë natyrshëm. Sa i takon qëllimit të ICE, Zj. Lombardi thotë: “Qëllimi ynë është të zgjerojmë edhe më tepër shkëmbimet dhe ti japim mundësi firmave italiane të njohin Shqipërinë dhe të krijojnë mundësi bashkëpunimi me firmat shqipëtare. Është si të zgjerosh një rrjetë.”
Mendimet e saj për klimën e biznesit në Shqipëri janë interesante sa edhe …
pritshmëritë e saj lidhur me iniciativën italiane.
– Përse vendosët të vinit në Shqipëri?
– A, përse në Shqipëri? Sepse Shqipëria është një vend me të cilin jemi shumë të lidhur në një mënyrë natyrale. Sepse jemi afër. Domethënë nuk na bie të lodhemi shumë (qesh)…Gjithashtu na pëlqen kur Shqipërtarët flasin gjuhën tonë.
Por ka edhe shumë shkëmbime tregtare të rëndësishme midis dy vendeve tona. Ne përfaqësojmë partnerin e parë tregtar.
– Si e shikoni klimën e biznesit në Shqipëri?
– Po, mendoj se në Shqipëri ka shumë punë për të bërë. Bisedova me një shqipëtar para disa ditësh. Më tha se ne jemi sikur jemi 20 vjeçarë. Jemi të rinj, ende shumë të rinj. Me ne duhet shumë durim sepse ne jemi të rinj, taman si një adoleshent.
– A duhet të ndryshojë diçka në këtë klimë?
– Jo, kur vjen puna tek të bërit biznes, e rëndësishme është të njohësh, të kesh kontakte. Të kesh besim të ndërsjellë dhe të bësh gjëra që janë të mira për të dyja palët.
– Produktet më të mira të Jugut të Italisë do ti ofrohen publikun shqiptar në qendrat tregtare COIN dhe TEG nga datat 6-21 shkurt. Kush është qëllimi i një përqasje të tillë nga ana e ICE?
– Qëllimi është të zgjerojmë edhe më tepër shkëmbimet dhe ti japim mundësi firmave italiane të njohin Shqipërinë dhe të krijojnë mundësi bashkëpunimi me firmat shqipëtare. Është si të zgjerosh një rrjetë.
– Expo Sud Italia u bë e mundur në sajë të përfshirjes së Shqipërisë në programin Piano Expo Sud. Çfarë mund të na thoni mbi këtë projekt Italian tepër ambicioz?
– Piano Expo Sud është një projekt për llogari të Ministrisë Italiane të Zhvillimit Ekonomik për rajone që konvergojnë që janë konkretisht Campania, Calabria, Sicilia, Puglia. Firmat italiane nuk kanë shpenzuar asgjë për të pasur hapësirën e duhur të promovimit në COIN dhe TEG në Shqipëri. Gjithshka është mbështetur nga Ministria Italiane e Zhvillimit Ekonomik. Edhe pjesa e transportit po ashtu.
– Kush janë pritshmëritë tuaja lidhur me këtë projekt në Shqipëri?
– Është hera e parë sepse Shqipëria nuk ishte e përfshirë në projektin Piano Expo Sud sa i takon programit Italian të zhvillimit ekonomik. Kur mu propozua një gjë e tillë, pra kjo iniciativë në Shqipëri, u kapa në befasi, isha e mbytur në punë, nuk kisha kohë. Megjithatë unë thashë ‘po’ sepse më interesonte që Shqipëria të përfshihej në këtë program. Dhe e nuhata.
– Pritshmëritë janë gjithnjë që ne ti zhvillojmë këto raporte 360 gradë. Besimi reciprok është gjithnjë shumë i rëndësishëm.
– Cili është vlerësimi juaj për marëdhëniet Shqipëri-Itali?
– Më duken të mira. Unë nuk kam shumë kohë që jam në Shqipëri. Këë shkurt bëj një vit që jam këtu. Sa i takon qeverisë aktuale sepse nuk kam pasur eksperienca me qeverinë e mëparshme, më duket se kemi shumë konsideratë të mira ndaj njëri tjetrit.
– Në mbyllje, dy fjalë për ICE?
– ICE është një agjenci për promovimin e tregtisë. Jemi seksion i Ambasadës Italiane në Shqipëri por ama jemi pjesë e Ministrisë Italiane të Zhvillimit Ekonomike. Siç është Instituti Italian i Kulturës që promovon artin Italian në Shqipëri, ne promovojmë tregtinë. Shqipëria është e rëndësishme për ne.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.