Ekskluzive në Tiranë: Workshop-i i parë mbi artin e shitjes së luksit me Paul Vincenti - Business Magazine Albania

Ekskluzive në Tiranë: Workshop-i i parë mbi artin e shitjes së luksit me Paul Vincenti

Për herë të parë në Shqipëri, trajneri ndërkombëtar Paul Vincenti sjell një program unik, të dedikuar plotësisht tregut të luksit: “The Art of Luxury Sales” – një workshop intensiv 2-ditor, konkretisht në datat 18-19 Shtator, nga ora 09:00 – 17:00, që do të shënojë një hap të madh për profesionistët e pasurive të paluajtshme dhe jo vetëm. Ky trajnim është konceptuar për të ofruar teknika moderne, strategji praktike dhe sekrete të komunikimit që përdoren në tregun ndërkombëtar të luksit.

Çfarë do të mësoni?

Dita 1

  • Fuqia e Mentalitetit (Total Mental Toughness)
  • Psikologjia e Blerësit (Buyer Psychology)
  • Kujdesi ndaj Klientit (Total Customer Care)

Dita 2

  • Fuqia e Vlerësimit (Power of Praise)
  • Kritika (Criticism)
  • Workshop: Koncepti i LUKSIT

Pse duhet të merrni pjesë?

  • Do të kuptoni sekretet e shitjes së pronave luksoze.
  • Do të mësoni si mendojnë dhe veprojnë blerësit e luksit.
  • Do të aftësoheni të ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme me klientët.
  • Do të merrni një certifikatë ndërkombëtare që vërteton pjesëmarrjen tuaj.
  • Do të përfitoni materialet zyrtare të trajnimit dhe shërbim përkthimi me kufje.
  • Mundësi për networking dhe foto profesionale gjatë eventit.

  Lexo edhe: Future Home Podcast – Një dritare e re për tregun e pasurive të paluajtshme

Kush duhet të marrë pjesë?

Ky trajnim është i domosdoshëm për të gjithë ata që synojnë të rriten profesionalisht dhe të futen në botën e luksit:

  • Agjentë & Brokerë Imobiliarë që duan të punojnë me prona luksoze.
  • Menaxherë & Drejtues Agjencish që synojnë të zgjerojnë portofolin e tyre në tregun premium.
  • Sipërmarrës & Investitorë të interesuar për të kuptuar më mirë qasjen ndaj klientëve me fuqi të lartë blerëse.
  • Profesionalë të Marketingut & PR-it, të cilët duan të zhvillojnë strategji për markat e luksit.
  • Arkitektë, Designerë, Konsulentë Financiarë që punojnë me klientë në segmentin high-end.
  • Çdo individ ambicioz që dëshiron të aftësohet në komunikim dhe negociata me klientë të nivelit të lartë.

Pse ky trajnim është unik?

Për herë të parë në Shqipëri, një trajnim i dedikuar tërësisht shitjes së pronave luksoze do të zhvillohet nga një trajner i nivelit ndërkombëtar. Tregu i luksit kërkon një qasje krejt ndryshe nga tregu tradicional i pasurive të paluajtshme: klientë më të informuar, pritshmëri më të larta dhe vendimmarrje që bazohen jo vetëm në logjikë, por edhe në emocione dhe përvoja. Ky trajnim është dizenjuar për të dhënë jo vetëm njohuri teorike, por edhe ushtrime praktike dhe workshop-e reale që simulojnë situatat e përditshme me klientë të luksit.

Një trajnim që sjell standarde të reja

Në tregun shqiptar, segmenti i luksit është në rritje të shpejtë. Pallate të reja, rezidenca elitare, vila buzë detit – të gjitha këto kanë krijuar një kërkesë të re për agjentë dhe profesionistë që dijnë të ofrojnë shërbim në nivelin më të lartë. “The Art of Luxury Sales” është më shumë sesa një trajnim. Është një udhërrëfyes për të ndërtuar karrierë në segmentin më fitimprurës të pasurive të paluajtshme.

Më shumë se shitje – është përvoja që ofroni!

Në tregun e luksit, klientët nuk blejnë thjesht një pronë – ata blejnë një stil jete. Për këtë arsye, aftësia për të krijuar besim, lidhje dhe përvojë unike është ajo që ju dallon nga të tjerët.
Një investim që kthehet shumëfish

Çdo euro që shpenzoni për këtë trajnim është një investim në karrierën tuaj. Vetëm një shitje e një prone luksoze mund të shumëfishojë kthimin e këtij investimi. Ky është momenti për të marrë njohuritë e duhura, për të ndërtuar siguri në komunikim dhe për të pozicionuar veten në treg si një profesionist i nivelit të lartë.

Pjesëmarrësit do të largohen me:

  • Një mentalitet të fortë, të përshtatshëm për një treg konkurrues.
  • Një kuptim të thelluar të psikologjisë së blerësit të luksit.
  • Një metodologji praktike për kujdesin ndaj klientëve.
  • Një rrjet profesional që do t’ju ndihmojë të zgjeroni mundësitë e bashkëpunimit.

Detajet praktike mbi trajnimin:

  • 💶 1 Biletë është e vlefshme për të dyja ditët.

Në çmim përfshihen: kufjet për përkthim, librat e trajnimit, certifikatë pjesëmarrjeje dhe shërbim fotografik profesional.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0