Ekosistemi shqiptar i start-up-eve në rrugën e duhur, firmosen ma... - Business Magazine Albania

Ekosistemi shqiptar i start-up-eve në rrugën e duhur, firmosen marrëveshje bashkëpunimi me rrjete ndërkombëtare investitorësh

Në një panel të organizuar nga Growpreneur, aktorë të ekosistemit të start-up-eve dhe investitorët diskutuan të mërkurën e 12 marsit mbi perspektivat dhe sfidat e sipërmarrjeve të reja në Shqipëri. Gjatë eventit, u nënshkruan tre marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Keiretsu Forum SEE, Germin dhe ALBAN Global, me synimin për të shfrytëzuar rrjetet e këtyre organizatave për të ndihmuar zhvillimin e start-up-eve shqiptare.

“Firmosëm edhe tre marrëveshje bashkëpunimi me Keiretsu Forum SEE, Germin, ALBAN Global që për të shfrytëzuar rrjetin e organizatave tona të ndërsjellta në dispozicion dhe në shërbim të start-up-eve shqiptare,” u shpreh Shkëlzen Marku nga Growpreneur.

Paneli përfshiu sipërmarrës, drejtues biznesesh dhe investitorë me përvojë, të cilët ndanë dijet dhe interesat e tyre për të bashkëpunuar me aktorë të ekosistemit shqiptar. Marku vlerësoi diskutimet e mbajtura dhe theksoi rëndësinë e këtyre partneriteteve për zhvillimin e sipërmarrjeve të reja.

Lexo gjithashtu: TikTok ende i hapur në Shqipëri – Eksperti tregon arsyen pse!

Investitorët optimistë për zhvillimin e start-up-eve shqiptare

Nga ana tjetër, Ardian Hoxha, president i Keiretsu Forum SEE, një nga rrjetet më të mëdha globale të Angel Investors bazë në San Francisko dhe mbi 3000 anëtarë, vlerësoi progresin e ekosistemit shqiptar të start-up-eve.

“Ishte një diskutim shumë i mirë me aktorë të ndryshëm të ekosistemit të start-up-eve dhe investitorëve, ku kishim pjesëmarrës dhe nga institucionet e shtetit. Ishte një audiencë shumë e mirë me shumë sipërmarrës dhe mendoj që ekosistemi i start-up-eve në Shqipëri është në rrugë të mbarë. Është një zhvillim i mirë që e shohim dita ditës edhe ne si investitorë. Si Angel Investors jemi shumë të lumtur,” deklaroi Hoxha.

Lexo gjithashtu: BALFIN Group blen 40% të HyperActive, investim prej 34 milionë euro për zgjerim në tregje të reja

Bashkëpunimi si çelës për suksesin e start-up-eve

Ermelinda Hajdari nga ALBAN Global vlerësoi diversitetin e perspektivave në këtë panel dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për rritjen e ekosistemit të start-up-eve në Shqipëri.

“U mblodhën disa perspektiva të ndryshme, jo vetëm brenda për brenda ekosistemit dhe sfidave të start-up-eve, por gjithashtu injeksione të ideve dhe mundësive të reja, por me aksent në bashkëpunim,” theksoi ajo. Hajdari falënderoi EU4Innovation dhe Growpreneur për mbështetjen dhe theksoi se këto iniciativa dhe bashkëpunime janë të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjeve të reja në vend.

Diaspora, një burim i rëndësishëm për investime

Një tjetër element i rëndësishëm i diskutimeve ishte afrimi i diasporës shqiptare me start-up-et dhe bizneset në vend. Lirim Krasniqi nga Germin theksoi nevojën për të krijuar marrëdhënie besimi për të tërhequr investitorë nga diaspora.

“Unë përmes Germin kam punuar vazhdimisht në afrimin e diasporës me vendin e origjinës dhe në këtë drejtim është shumë i rëndësishëm afrimi i diasporës në kuptimin e ofrimit të mundësive për start-up-e apo biznese të tjera. Në këtë drejtim është shumë e rëndësishme që të krijohen marrëdhënie mirëbesimi pasi diaspora e ka gatishmërinë që të investojë dhe kontribuojë në Shqipëri,” u shpreh Krasniqi.

Sakaq, eventi u përmbyll me një pikë shumë të rëndësishme, lançimin zyrtar të thirrjes së 3-të për aplikime në programin Growpreneur që po hap dyer të reja për themeluesit ambiciozë që kërkojnë të përshpejtojnë rritjen e tyre. Ky program ofron mundësi të mëdha për sipërmarrësit inovativë që duan të zhvillojnë idetë e tyre dhe të zgjerohen në tregje të reja. Mund të aplikoni këtu.

Eventi konfirmoi përpjekjet e vazhdueshme për të ndërtuar një ekosistem të fortë start-up-esh në Shqipëri, duke shfrytëzuar rrjete ndërkombëtare, angazhimin e investitorëve dhe fuqinë e bashkëpunimit me diasporën.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0