Ekonomia sociale, e ardhmja më e mirë e botës globale - Business Magazine Albania

 Ekonomia sociale, e ardhmja më e mirë e botës globale

Karakteri dhe dinjiteti human është shumë i fortë, sidomos kur përballet me sfida, në situata shokuese, siç ishin për ne shqiptarët tërmeti, por edhe coivd19, me të cilin u përball e gjithë bota.

Përveç mjekëve, infermierëve, qeverive që janë heronj edhe për mësuesit, pedagogët situatat e krijuara kanë qenë një sfidë, të cilët jo vetëm ishin pjesë e kësaj lufte, por u bënë një mundësi dhe motivim për nxënësit, studentët, duke zhvilluar mësimin me platformat online.

Jemi ndjerë shumë herë sikur jetojmë në një botë të brishtë, që shumë herë të drejtat tona janë të shkruara vetëm në letër, kur duhet të vlerësohet më shumë përkushtimi, puna, koha dhe dinjiteti i çdo punonjësi, sidomos në situata shokuese si pandemi, tërmet, etj.

Lexo: Rilindja e Fiks-it…në epokën e internetit të shpejtë!

Të gjithë sakrifikuam kohën, jo vetëm tonën por edhe të familjarëve tanë, pasi mësimi online na e ktheu tavolinën e bukës, guzhinën në një sallë studimi, ku duhet të ishim online dhe t’u përgjigjeshim e-maileve në afat dhe në çdo kohë.

Por, a u ndjemë të vlerësuar nga kjo betejë ku ishim pjesë? Vallë a u paguan orët shtesë, a u vlerësua puna e secilit prej nesh? A u paguam dhe a paguhemi njësoj për punë të njëjtë dhe me vlerë të njëjtë, qoftë ai një institucion publik apo privat, universitet publik apo jopublik?

Mendoj që e vetmja mënyre për të ecur përpara është të bëhemi bashkë, si një zë i vetëm, siç u bëmë bashkë në situatat e tërmetit, covidit, duke u bërë pjesë në sindikata, duke lidhur kontrata kolektive dhe të kemi një transparencë në pagë, pasi dinjiteti njerëzor, koha dhe kapitali njerezor janë vlera dhe jo skllavëri, apo preferenca klanesh, partish apo individësh që na drejtojnë! Jeta, shëndeti, siguria në punë dhe kushtet e punës nuk kanë çmim. Ato nuk khehen pas.

Sot, duhet të sigurojmë një botë dhe një Shqipëri më të sigurtë, më të shëndetshme, më të sigurtë për të nesërmen, pasi të gjithë duhet të mbrohen në vendin e punës dhe në punësim. Kontrata nuk është thjesht një fletë, por një detyrim i këtyre marrëdhënieve dypalëshe dhe kontrakuale midis punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Sot, bota dhe njerëzimi po plaken, ndërsa ne kemi kapital human dhe shumë herë nuk dimë ta vlerësojme atë dhe madje e sulmojnë, e bullizojmë.

Sot, dinjiteti i njeriut në punë duhet motivuar, vlerësuar dhe respektuar, pasi pa një punëmarrës të shëndetshëm moralisht, fizikisht dhe profesionalisht nuk mund të ketë një ekonomi të fortë, një ekonomi sociale dhe zhvillim!

Lexo: Si të zhvillojmë një mendësi sipërmarrësi

Sot, duhet të ketë më shumë kontrolle nga Inspektorati Shtetëror i Punës,  si zbatohet  kontrata dhe kushtet e saj, a paguhen orët shtesë dhe si mund t’i bëjmë këto marrëdhënie më të shëndetshme. Në të njëjtën kohë, universitetet duhet të kenë auditim social, sidomos për sektorin privat. Vetëm kështu mund të ecim përpara në një botë demokratike, vetëm duke u ndjerë si të barabartë në vendin e punës qoftë në pagë, punësim dhe trajtim të njëjtë.

Duke krijuar një ekonomi sociale mund të ketë progres, zhvilllim, stabilitet dhe rritje ekonomike dhe të ardhurash. Në të kundërt edhe ata pak intelektual dhe njerëz me dinjtet që kanë mbetur do të ikin pa kthyer kokën pas dhe duke menduar që ky vend nuk bëhet.

Ekonomi sociale, të bazuara në politika sociale, institucione demokratike, por dhe më shumë individë demokratë në mentalitetin e punës, mund ta bëjnë këtë vend me standarde europiane. Sot kemi nevojë që të zhvillohet ekonomia, jetesa por edhe kushtet e punës, motivimi dhe pagesa për të jetuar si një njeri në një botë pa limit dhe barriera biznesi!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0