Ekonomia shqiptare e ndikuar nga monedha kineze - Business Magazine Albania

Ekonomia shqiptare e ndikuar nga monedha kineze


“Sigurisht, duke qenë pjesë e SDR-së, monedhës që përdor FMN, ka një lloj ndikimi lidhur me kostot e SDR-së kur ne marrim hua prej saj, por edhe me riinvestimet e rezervave valutore bazuar në peshën specifike që ka çdo monedhë e shportës. Kështu që me fillimet e saj, ekonomia kineze, monedha e saj në shportë do të jetë rreth 10 deri në 11% dhe kjo do ketë një ristrukturim të investimeve”, deklaron Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në BSH.

Por ky zhvillim prek edhe biznesin. Kina është shndërruar në partnerin e tretë më të madh tregtar të Shqipërisë, pas Italisë dhe Gjermanisë.

“Të gjithë ata që do të operojnë me Kinën mund të zgjedhin monedhën e saj në operacionet tregtare dhe për këtë arsye bankat e nivelit të dytë duhet të krijojnë infrastrukturën e pagesave, në mënyrë që bizneset shqiptare të kenë të gjitha mundësitë në shkëmbimet me Kinën”, thotë Malaj.

Por ka dhe një efekt të tretë, që lidhet me zgjerimin e mundësive të investimit për individët që kanë fonde të lira. “Elementi i tretë mund të jenë depozituesit, që mund të mendojnë se mund t’a investojnë më mirë portofolin e tyre, por besoj se do të duhet kohë dhe nuk do t’a rekomandoja që meqenëse u diversifikua nga 4 në 5 të shihej si mundësi nga depozituesit shqiptarë”, shton Malaj.

Zyrtarisht monedha kineze do të jetë pjesë e shportës SDR nga 1 tetori, një zhvillim ky që pritet të ketë efekte të rëndësishme në sistemin financiar global.

 

 

burimi: top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0