Ekonomia digjitale vlerësohet si një mundësi e mirë e zhvillimit ekonomik të Kosovës - Business Magazine Albania

Ekonomia digjitale vlerësohet si një mundësi e mirë e zhvillimit ekonomik të Kosovës


Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në vazhdën e vizitave në kompanitë private të fushës të teknologjisë informative, sot vizitoi kompaninë ZAG Apps, e cila merret me zhvillimin e aplikacioneve për telefona dhe shërbime tjera online.

Stavileci me këtë rast ka bashkëbiseduar me drejtues të ZAG Apps dhe i ka njoftuar ata me hapat që ka ndërmarrë MZHE, në mënyrë që ky sektorë të ketë trajtim prioritar nga institucionet, duke e vlerësuar atë si një nga mundësitë e mira për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës.

Kreu i MZHE-së, rikujtoi se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me mbështetjen e Bankës Botërore është duke punuar në definimin e Programit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë (KODE), si masë prioritare për periudhën 2016-2018 e përcaktuar në Programin për Reformë Ekonomike të Qeverisë së Kosovës, e cili përveç tjerash, do të mundësojë zhvillimin e bizneseve dixhitale dhe shkathtësive digjitale që do të jenë konkurruese globalisht.

Nga ana e tyre, drejtuesit e ZAG Apps njoftuar Ministrin Stavileci me aktivitetin e kompanisë së tyre dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

Ndryshe, ZAG Apps edhe pse ka pak vite në treg, ka një listë të gjatë të klientëve që u ofron shërbime si: kompani private, institucione qeveritare, universitete dhe kompani ajrore ndërkombëtare, nga SHBA, Kanada, Gjermani dhe Holandë.

/gazetaexpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0