Ekipe studentësh nga universitete, start-upe dhe inovatorë takohen virtualisht për të krijuar zgjidhje për nevojat e sfidat reale të bizneseve shqiptare

Ekipe studentësh nga universitete, start-upe dhe inovatorë takohen virtualisht për të krijuar zgjidhje për nevojat e sfidat reale të bizneseve shqiptare

EU for Innovaton

Ekipe studentësh nga universitete, start-upe dhe inovatorë takohen virtualisht për të krijuar zgjidhje për nevojat e sfidat reale të bizneseve / NVM shqiptare.

Më 25 maj filloi Hackathon i 3-të në një seri aktivitetsh inovacioni të organizuar nga projekti “EU for Innovation” në partneritet me Crazytown / Finlandë, dhe këtë herë në bashkëpunim me ICTSLab dhe OFICINA. Qëllimi i këtij “hackathon” ishte gjetja e zgjidhjeve dixhitale të përballueshme për NVM – bizneset shqiptare. Në këtë aktivitet /konkurs inovacioni, pra të referuar si një “Hackathon”, 15 ekipe nga universitete [studentë, entuziastë e pedagogë], start-upe dhe novatorë, të udhëzuar  nga  20 mentorë / ekspertë, u takuan e patën shkëmbime për të krijuar zgjidhje për nevojat e jetës reale të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Shqiptare; gjatë  48 orëve të hackathon  duke përdorur teknologjinë dhe platforma bashkëpunimi online.

Për këtë hackathon, Bashkimi i Prodhuesëve Shqiptarë, Bashkimi Tregtar i Shqipërisë, Unioni i Sipëmarrësve të Rinj të Shqipërisë, dhe anëtarë të AMA [Albanian Microfinance Association], si Kredo financë dhe NOA kanë ndarë nevojat dhe sfida konkrete të anëtarëve të këtyre bashkimeve apo NVM-ve; sfida këto që lidhen  me temën e dixhitalizimit. Bazuar në nevojat e identifikuara të NVM-ve, ekipet pjesëmarrëse në hackathon zhvilluan zgjidhje për tre sfidat vijuese:

Sfida 1: Si t’i ndihmojmë bizneset të kuptojnë më mirë dhe të përdorin zgjidhjet e tregtisë elektronike [e-commerce & omnichannel]?

Sfida 2: Si të përmirësohen flukset e proceset e punës [në fushën e burimeve njerëzore] dhe të rritet transparenca me ndihmën e zgjidhjeve dixhitale të përballueshme?

Sfida 3: Si të shfrytëzohen të dhënat dhe teknologjitë në kohë reale për një vendimmarrje dhe bashkëpunim më të mirë?

Në lancimin e aktivitetit të inovacionit – hackathon, duke synuar orientimin e ekipeve pjesëmarrëse e për t’i ndihmuar ata të fokusoheshin dhe të fillonin punën mbi idetë e tyre, unioneve, që  shprehën problematikat iu kërkua që të shtjellonin më tej sfidat e paraqitura prej tyre. Petri Konini në emër të Unionit Tregtar Shqiptar dhe Akil Kraja / NOA pjesë e AMA-s shpjegoi dhe formuloi sfidën 1: nevojën për të ndihmuar bizneset të kuptojnë më mirë dhe të përdorin zgjidhjet e tregtisë elektronike / gjithëpërfshirëse. “Bizneset shqiptare duhet të përshtaten dhe t’i ofrojnë shërbimet dhe komunikimet e tyre si biznes-konsumator ashtu dhe biznes-drejt-biznes, në formatin online/ dixhital. Ndër pyetjet që u shtruan ishin: Si të ndërthuren dhe integrohen aktivitetet e palëve të ndryshme të interesit? Si të sigurohemi që përvoja e përdoruesit të jetë e mirë që nga fillimi / prezantimi me produktin tek shpërndarja dhe logjistika?

Besa Xhumari përfaqësuese e Kredo Financa, anëtar i AMA-së, shtjelloi sfidën e 2-të: Si të përmirësojmë flukset e punës, proceset dhe transparencën me zgjidhje të përballueshme dixhitale? Zonja Xhumari deklaroi se disa njohuri dhe zgjidhje inovative mbi temën [siç është një platformë për burimet njerëzore] mund të përmirësojnë efikasitetin e kompanive; nxisë aktivitetet e përditshme, ndihmojë në zhvillimin e aftësive të stafit, menaxhimin e dokumentacionit dhe shkëmbimin e njohurive etj. Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme dhe prezente për YAEU gjithashtu.

Pjesëmarrësit në hackathon pyetën perfaqësuesit e bizneseve në lidhje me përvojat dhe sfidat e tyre në rekrutimin / punësimin e stafit, si dhe veçanërisht të sapodiplomuarit. Ndërsa në Sfidën 3: Si të përdoren të dhënat dhe teknologjitë në kohë reale për një vendimmarrje dhe bashkëpunim më të mirë? Arben Shkodra, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptare përmendi se bizneset, zërin e të cilëve ai sillte ishin prekur nga Covid-19, i cili ka ndikuar në zinxhirët e furnizimit dhe tregtinë ndërkombëtare.

Gjatë datave 26 dhe 27 maj, ekipet pjesëmarrëse u udhëzuan nga dy ekspertë të CrazyTown, Finlandë (Toni Pienonen dhe Mikko Korpela). Disa takime të përbashkëta të referuara si “pika kontrolli” u zhvilluan në intervale të caktuar, ndërsa që konkurrentët u trajnuan / udhëzuan edhe nga mentorët, disa prej të cilëve kanë përvojë e eksperincë akademike dhe të tjerët nga biznesi.

Më 27 maj, pas dorëzimit të prezantimeve në format video [pitches], juria e përbërë nga mentorë, përfaqsues të bizneseve, e aktorë të ekosistemit, u takua për të parë dhe për të diskutuar bashkërisht mbi propozimet e ekipeve konkurrente.  Anëtarët e jurisë do të vlerësojnë zgjidhjet bazuar në kriteret e mëposhtme: Risia, ndikimi dhe veprueshmëria dhe do të japin verdiktin përfundimtar të premten 29 maj. Fituesit do të shpallen gjatë një paneli e aktiviteti përmbyllës,  që do shfaqet drejtpërdrejt në kanalet e rrjeteve sociale, Facebook, të EUforInnovation, ICTSLab në orën 19:00.

Të gjithë pjesëmarrësit e hackathon dhe të gjithë të interesuarit janë të ftuar të bashkohen!  Por, cilat do të jenë disa nga çmimet që do t’u ofrohen fituesve, nga projekti i BE-së për Inovacionin?

  • 3 Ekipet fituese të Hackathon, kanë të drejtë të marrin pjesë në Bootcamp, që do të organizohet në qershor 2020. Ky aktivitet synon të krijojë lidhje mes pjesëmarrësve e mentorëve, burimeve apo potencialeve të reja.
  • Një përfaqësues nga cdo ekip fitues, do të jetë i ftuar në një konferencë evropiane për start-upe (p.sh. Websummit, Piratesummit, Slush). Kostot e pjesëmarrjes e udhëtimit do të mbulohen nga projekti.
  • Çdo skuadër fituese përfiton të drejtën të përdorë hapësirat e Innospace-coworking-space për 2 muaj, falas.
  • 3 Ekipet fituese do të përfitojnë nga Programi i “matchmaking & exposure” të BE-së për Inovacionin [2 javë praktikë në Gjermani]
  • Pjesëmarrje në një program inkubator ose accelarator, i mundësuar nga BE për Inovacion, bazuar në nevojat dhe fazën e zhvillimit të startup-it ose idesë.
  • Mbështetje të vazhdueshme nga Projekti i BE-së për Inovacionin që synon zhvillimin e rritje kapacitetesh

Ditën e premte, do të ketë më shumë informacion mbi fituesit e hackathon # 3 “Si t’i ndihmoni bizneset shqiptare me zgjidhje të reja të përballueshme dixhitale?”

Informacionet mbi hackathon mund të gjenden në:

www.hackathon.al/ ; www.euforinnovation.al/hackathons/

& rrjetet sociale: https://www.facebook.com/EU4Innovation & https://www.instagram.com/eu4innovation

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0