Efekti i komunikimit etik nё biznes dhe nё karrierёn personale - Business Magazine Albania

Efekti i komunikimit etik nё biznes dhe nё karrierёn personale

komunikim

Gentiana Duka, Kontributore

Në ditët e sotme, nё procesin e rekrutimit tё stafit, vёrehet njё zhvillim i pёrqёndruar nё selektimin e kandidatёve, dhe kёshillimin e tyre pёr tё qёnё sa mё profesionalё nё kёtё proces. Nё ciklin e punёsimit, shumё tё rinj bёhen pjesё e institucioneve financiare direkt pas mbarimit të studimeve, ose pas një eksperience të shkurtër, ndoshta jo në profilin e tyre. Mё pas nё varёsi të zhvillimit personal dhe aftësive të fituara ofrohen mundёsi pёr zhvillim nё karrierё dhe mbajtjen e pozicioneve tё rёndёsishme.

Por, a është i përgatitur një individ për të menaxhuar burimet njerëzore dhe aktivitetet e kërkuara, që në fillimet e karrierrës së tij? A egziston një hendek në komunikim midis punonjësve të rinj në një instucion dhe stafit me eksperiencë në një istitucion? Duke qënë se në vëndin tonë vërehet gjithnjë e më shumë një tendencë e të rinjve për të aplikuar për pozicione drejtuese direkt pas mbarimit të studimeve, a fitohet menjëherë aftёsia e komunikimit dhe integriteti profesional pa patur një eksperiencë të mëparshme? A ёshtё komunikimi njё pasqyrё informacioni i kujdesshёm dhe i saktё, qё u nevojitet individëve, pёr pёrfundimin siҫ duhet tё detyrave tё vendosura nga eprorёt?

 

Nёse komunikimi nё biznes zhvillohet nё mёnyrёn e duhur dhe sipas teknikave pёrkatёse, duke respektuar etiken e komunikimit, shpaloset mё pas edhe nё pozicionet drejtuese me bashkёpunёtorёt dhe kolegёt nё strukturё horizontale ose vertikale. Në fakt, nuk duhet të mbivlerësojmë rёndёsinë e konceptit tё komunikimit, por duhet të pranojmë që ёshtё njё element i rёndёsishёm dhe i qёndrueshёm nё gurёt e themelit tё njё institucioni, qё ҫdo drejtues duhet ta konsiderojё nё  drejtimin e korporatës. Komunikimi ёshtё njё nga funksionet mё tё rёndёsishme tё menaxhimit, struktura dhe dinamika e tё cilit janё thelbёsore pёr funksionimin nё mёnyrё tё sukseshme tё politikave, ashtu si edhe në mosfunksionimin e tyre.

 

Komunikimi si një instrument i integritetit profesional promovon njё menaxhim efiҫient dhe nxit elementёt human nё njё institucion pёr tё zhvilluar ndjenjёn e bashkepunimit drejt sukesit të korporatës dhe atij personal.

 

Në ditët e sotme, mjafton tё drejtohemi tek institucionet nё vendin tonё dhe vёrejmё njё ndryshim thelbesor nё mёnyrёn e komunikimit nё sportelet e institucioneve, mjet komunikimi ky mё etik, mё i kuptueshёm pёr klientёt dhe forma mё tё edukuara kundёrshtimi apo vёnie nё dijeni pёr veprime jo korrekte tё klienteve. Ky përmirёsim i vazhdueshëm vjen edhe si meritë e kompanive të punësimit dhe aktivitetit të tyre në vendin tonë, të cilat kanë patur një ndikim të madh në kompanitë vendase dhe të huaja. Por, komunikimi nuk ka tё bёjё vetёm me faktin si tё jemi tё sjellshёm dhe tё kёndshёm me klientёt apo bashkёpunёtorёt, si njё detyrё kjo nё listёn e pёrshkrimit tё detyrave, por edhe me pritshmёritё dhe mundёsitё qё pёrҫojmё apo transmetojmё nё institucion nёpёrmjet standardit dhe qёndrimit etik qё kemi si individё. Midis disa funksioneve tё komunikimit nё njё institucion, interaktiviteti, shёrben pёr tё krijuar dhe pёrmirsuar marrёdhëniet me kolegёt.

 

Shumё kompani me eksperiencë tashmё në trajnimin i stafit të ri apo atij egzistues, kanë gjithnjë e më shumë në fokus zhvillimet e burimeve njerëzore në trajnime të vazhdueshme të lidhura me Menaxhimin e projekteve, mendimin kritik (Critical Thinking), nё marrjen e vendimeve, (Decision Taking) dhe menaxhimin e zgjidhjes së problemeve ( Problem Solving), duke e besuar zhvillimin e burimeve njerëzore si një vlerë të shtuar dhe e vetmja alternativë drejt suksesit dhe plotësimit të objektivave.

Por, pse ёshtё i rёndёsishёm komunikimi i individit nё njё institucion dhe nё cilat aspekte ndikon ky nё aftesimin profesional, pёr tё qёnё tё suksesshёm?

Mjet pёr informimin profesional

Komunikimi etik ndihmon punonjёsit tё informohen dhe tё kenё njohuritё bazё sesi fuksionon institucioni ku ata kontribuojnё me punёn dhe detyrat qё pёrmbushin ҫdo ditё.Ata duhet tё informohen pёr problematikat e kompanisё, qellimet dhe objektivat e saj, politikat qё ajo zbaton, planet dhe arritjet qё duhet tё permbushen.Nga ana tjeter edhe institucioni duhet të kuptojë nёpёrmjet informacionit, prurjet e reja tё individёve nё kompani, problemet, vёshtirёsitё, kёrkesat, pёlqimet apo mospelqimet, interesat e punonjesve.Kjo i mundёson menaxhimit qё tё drejtojё ekipin nё menyre tё suksesshme.

Mjet i fitimit e aftёsive

Aktiviteti i njё institucioni nё biznes mund tё zhvillohet natyrshёm, mund tё jetё i qёndrueshёm, dhe efikas, vetёm me ndihmёn e komunikimit tё sukseshёm tё ekipit.Duke komunikuar nё mёnyrё profesionale dhe etike, secili punonjёs e di rolin e tij nё strukturё dhe mbarёvajtjen e suksesit, kёshtu punonjёsi ёshtё i informuar mbi pritshmёritё qё ka kompania ndaj tij.Nga ana tjeter kjo e motivon atё pёr tё arritur njё pёrformancё sa mё tё mirё kundrejt pritshmёrive.

Mjet vlerёsimi pёr vendimet dhe implementimet e tyre

Komunikimi nё nivelin vertikal ёshtё i rёndёsishёm nё shpalosjen e ideve apo ankesave pёr tё arritur nё pёrmirsime dhe arritje tё objektivave.Nёse drejtuesit janё tё qartё nё objektivat e vendosura, janё tё qёndrueshёm dhe tё mirёkuptueshёm pёr arritjet e ekipit tё tyre, punonjёsit duhet tё angazhohen pёr tё arritur detyrat e tyre sipas kerkesave qe ka institucioni.Pёr tё gjithё tё rinjtё qё bёhen pjesё e njё institucioni, duhet kuptuar qё nё vijim tё vёzhgimit personal dhe sistemit tё komunikimit drejtuesi merr informacion,  dhe merr vendime tё cilat duhet tё implementohen nё mёnyrё tё sukseshme.Vendimet qё merren nga institucioni janё tё bazuara nё informacione tё vazhdueshme nёpёrmjet komunikimit dhe proceseve ditore tё punёs, dhe nё kёtё mёnyrё mund tё merren vendime korrekte. Nё fillim tё karrierёs pёr shkak tё komunikimit jo efikas, mund tё shfaqen konflikte apo keqkuptime, tё cilat duhet tё evitohen nё momentet vendimtare qё ndikojnё nё arritjen e objektivave, por mund tё diskutohen dhe tё zgjidhen me pas, dhe pas etiketimit tё qartё tё rolit tё tyre, punonjёsit e kanё me tё lehtё qё mos tё hezitojnё pёr zbatimin e kёtyre vendimeve.

Mjet pёr zhvillim tё aftesive drejtuese

Drejtuesit nё takimet e vazhdueshme, duhet tё angazhohen qё njohuritё apo kёrkesat e tyre tё ndahen me ekipin, qё edhe ata tё pёrpiqen tё kuptojnё detyrat qё u takojnё dhe sesi mund ti pёrmbushin ato nё mёnyrё efikase.Nёpёrmjet komunikimit efikas punonjёsit kanё mundёsi tё shprehin problemet, dhe dhe tё argumentojnё zgjidhjet pёr zgjidhjen e tyre.Kjo mundёson planifikimin, organizimin sistematik, efiҫencёn direkte dhe kontrollin thelbesor duke u bere pjesё e menaxhimit.Komunikimi ёshtё njё proces mёsimi i vazhdueshёm, qё zhvillon aftёsitё drejtuese tё punonjёsve dhe bёn qё funksionimi i institucionit tё jetё aftёsues dhe sistematik.

Puna nё grup

Kur je njё punonjёs i njё institucioni, specifikisht kur je njё punonjёs i ri, ёshtё pak e vёshtirё tё bёhesh pjesё e grupeve tё caktuara nё ekip, aq mё tepёr tё kuptosh marrёdhёniet midis njёri tjetrit. Edhe pse nё fakt nё njё institucion duhet tё egzistojё njё frymё bashkёpunimi e pёrbashkёt, nuk mund tё mohojmё qё grupet e mё profesionistёve apo atyre qё janё bёrё pjesё e institucionit mё herёt janё tё dukshme.Komunikimi ndihmon pёr tu bёrё pjesё e ekipit mё shpejt dhe qё institucioni tё ketё njё komunikim konstruktiv duke pёrҫuar mirёbesim tek punonjesit.Komunikimi qё vetё institucioni promovon, ёshtё esencial nё nxitjen e individёve pёr tu bёrё pjesё e grupeve tё projekteve apo proceseve.

 

Mjet motivimi

 

Njё drejtues mund tё motivojё ekipin e tij duke pёrdorur komunikim e duhur, dhe duke qёnё i pari ai qё respekton dhe pёrҫon vlerat morale dhe profesionale nё institucion.Tё dy palёt edhe punonjёsit dhe drejtuesit, duhet te kёrkojnё tё unifikojnё, kordinojnё, dhe tё kombinojnё tё gjitha strategjitё pёr tё arritur suksesin, duke motivuar njeri-tjetrin dhe duke krijuar bashkёpunim. Pas zgjidhjes sё problemeve, arritja e objektivave tё pёrcaktuara, bёhet e mundur nёpёrmjet koordinimit dhe bashkёpunimit. Mёnyra sesi ne komunikojmё si individ apo institucion ёshtё thelbёsore nё motivimin e njёri tjetrit, pёr tu ndjerё tё vlerёsuar nga institucioni dhe tё  ndikojmё nё ngritjen e moralit. Punonjësit e rinj ndikohen nga integriteti dhe politikat egzistuese e kompanisë që i rekruton dhe ai do të dijë tё pёrҫojё tё njëjtin komunikim dhe integritet profesional kur tё jetё pjesё e strukturave drejtuese.

Komunikimi me drejtuesit

Ёshtё e vёshtirё tё pёrshtatesh qё nё ditёt e para me drejtuesit apo me qasjet e tyre kundrejt objektivave tё kёrkuara. Atёherё kur ёshtё e mundur mund tё bёhen takime tё shkurtra me drejtuesin pёr t’i mundёsuar atij marrjen e ideve, sugjerimeve, duke patur tё qartё rolin nё institucion dhe sektorin ku mund tё jepni kontributin tuaj. Kjo ndihmon, jo vetёm nё reduktimin e kostove tё panevojshme si pasojё e sugjerimeve efikase tё munguara, por edhe nё suksesin e fuksioneve tё menaxhimit. Nga ana tjetёr, nёpёrmjet njё komunikimi etik, mund t’i bёhet e ditur eprorit paqartёsia nё rolin nё kompani, paqartёsia nё vendosjen e detyrave, shqetёsimet apo pritshmёritё, duke krijuar njё marrёdhёnien dypaleshe tё sukseshme.

Pёrmirёsimi i procesit, planifikimi dhe zbatimi operacional

Komunikimi nё mёnyrё efikase, pёrmirёson cilёsinё e planifikimit tё strategjive pёr arritjen e objektivave. Strukturat drejtuese duhet të konsiderojnë edhe sugjerimet e punonjësve të rinj për të arritur objektivat, planet, politikat e korporatës. Vlerësimi i këtyre propozimeve në strukturat vertikale dhe kordinimi i tyre siguron integritetin profesional të një korporate dhe suksesin e saj.

Tё bёhesh protagonist

Të gjesh mënyrën e duhur në komunikim për të prezantuar atё qё dёshiron tё pёrmirsosh, tё bёn tё zhvillosh tek vetja dhe tek institucioni njё strategji tё re. Kjo marrёdhёnie me veten dhe institucionin, zhvillon komunikim midis punonjёsit dhe eprorit, duke krijuar marrёdhenie tё re dhe e bёn punonjёsin mё pjesёmarrёs nё vendimet e kompanisё. Duke evituar dorёheqjen qё javën e parё tё punёs si pasojё e vështirësive, tё bёn tё pёrmiresosh gradualisht defektet dhe tё bёhesh vendimarrёs.Tё bёhesh pjese e pёrmirёsimit, ndihmon tё ndash informacionin e duhur dhe duke krijuar njё imazh profesional me eprorin, kolegёt dhe bashkёpunёtorёt.

Tё pranosh detyrat e ngarkuara

Ёshtё njё fakt i vёrtetuar qё individёt janё mё produktivё kur janё tё motivuar. Kur janё tё tillё, pranojnё mё lehtё tё gjitha detyrat e ngarkuara. Qё tё pranosh detyrat e ngarkuara duhet t’i kesh tё qarta ato dhe bashkё me to, tё jenё tё qarta edhe pёrfitimet profesionale nga istitucioni. Nё kёtё mёnyrё, e gjithё energjia dhe njohuritё do tё pёrqёndrohen tek pёrmbushja e kёtyre detyrave. Pranimi i detyrave tё ngarkuara nga punonjёsit, i ndihmon menaxherёt pёr tё transmetuar idetё dhe vendimet tek vartёsit dhe kёta tё fundit pёr t’u dhёnё pёrgjigje kёtyre problemeve. Kjo nё fakt, ёshtё esenca e marrёdhёnies sё njё drejtuesi me ekipin e tij.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0