Efekti Brexit, ekonomia gjermane rrezikon recesion - Business Magazine Albania

Efekti Brexit, ekonomia gjermane rrezikon recesion


Për herë të parë në katër vitet e fundit, titujt e borxhit, të ekonomisë më të fortë në Europë, janë në rënie. Yield-i i borxhit 10-vjeçar gjerman ra në -0.001. Besimi në ekonomi ka rënë dhe po marrin terren shqetësimet për dobësimin e ekonomisë gjermane. Ecuria e shifrave këtë vit, ka shtuar pikëpyetjet se Gjermania po i drejtohet një recesioni. Ekonomistët mendojnë se, ulja e interesave të borxhit, mund të jetë rezultat i shqetësimeve për Brexit dhe dobësimit të industrisë.

Industria prodhuese në Gjermani u tkurr edhe gjatë muajit mars, duke shënuar muajin e tretë në rënie e duke zbritur njëkohësisht në nivelet më të ulëta të 6 viteve të fundit. Duhet të kujtojmë se borxhi 10-vjeçar i Qeverisë Gjermane, shërben si referencë për të gjithë titujt europianë, pasi shihet si instrumenti më i sigurt për investitorët europianë. Qëndrueshmëria e tij, e ka bërë të krahasohet nga investitorët, me një tjetër instrument të rëndësishëm investimi, siç janë metalet e çmuara.

Sipas të dhënave të muajit të kaluar, në tremujorin ne fundit 2018, Gjermania mezi shmangu recesionin. Ekonomistët mendojnë se fatura më e madhe po vjen nga pasiguria e efekteve Brexit.

Lexo: Josif Grabocka, profesori i Inteligjencës Artificiale në Gjermani

Kjo do të thotë se jo vetëm investitorët e lidhur drejtpërdrejt me tregun britanik, por edhe ata në Europë janë të shqetësuar për zhvillimet.

Pasiguritë, janë rrezik direkt i rritjes ekonomike të një vendi, e madje edhe të një recesioni.

Efektet tashmë janë të dukshme. Banka Qendrore Europiane ka ulur së fundi në 1.1% parashikimet e saj për rritjen ekonomike të këtij viti, nga 1.7% që ishte parashikimi i fillimvitit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0