Efektet e pandemisë, shitjet e akulloreve janë rritur, por shitjet e deodorantëve kanë rënë - Business Magazine Albania

Efektet e pandemisë, shitjet e akulloreve janë rritur, por shitjet e deodorantëve kanë rënë

Prioritetet e shumë njerëzve kanë ndryshuar gjatë mbylljes dhe duket se njerëzit janë shqetësuar më shumë për mbushjen plot të frigoriferëve të tyre sesa ruajtjen e higjienës personale. Sipas shifrave të muajve të fundit, shitjet e akulloreve janë rritur, por shitjet e deodorantëve kanë rënë. Ndërmarrja e mallrave të konsumit, Unilever, zbuloi se shitjet e artikujve të saj për kujdes personal kanë rënë.

Megjithatë, ndërsa Unilever pati një rënie të shitjeve për markat e saj të deodorantëve, markat e tjera të akulloreve si Ben&Jerry po ashtu edhe Magnum kanë patur rritje të konsiderueshme blerjesh.

Në fillim të vitit, markat e tij të akullores patën një rritje me 15%, që më pas shkoi në ndjekur 26% gjatë Prillit dhe Qershorit. Mosvendosja e deodorantit mund të inkurajojë njerëzit të mbajnë distancën sociale…

UNILAD

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0