Edward Snowden, informatori i NSA shiti veprën e tij të parë digjitale në NFT për më shumë se 5.4 milionë dollarë?
Snowden njihet mbi të gjitha pas dënimit nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare për çështjen ‘Datagate’, në fillim të 2013.
Imazhi titullohet “Stay Free” dhe u ble në ankand për 2,224 ethereum, 5.4 milionë dollarë.
Vepra, e çertifikuar në kodin NFT, qëndroi në ankand për 24 orë, duke filluar nga një çmim prej 2 Ethereum, rreth 4,800 dollarë.
“Falënderoj të gjithë ata që kanë ndjekur këtë shitje në 24 orët e fundit. Mirënjohja më e thellë shkon për të gjithë, nga Fondacioni “Liria e Shtypit” për ata që morën pjesë në ankandin e bamirësisë. Ju na ndihmoni të krijojmë një botë më të mirë”, – shkroi Snowden në Twitter.
Stay Free është vetëm më i fundit nga produktet digjitale që hyn në kategorinë ‘Non Fungible Token’. Kjo veçori ndalon kopjimin ose shkëmbimin e paautorizuar të tij.
Lexo: 5 kompanitë e mëdha që japin “garanci” për Bitcoin
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto