Edmond Haxhinasto merr pjesë në aktivitetin për axhendën e konektivitetit, në sektorët e transportit dhe energjisë - Business Magazine Albania

Edmond Haxhinasto merr pjesë në aktivitetin për axhendën e konektivitetit, në sektorët e transportit dhe energjisë

~3 minuta lexim



Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka marrë pjesë në konferencën “Progresi i Shqipërisë për axhendën e konektivitetit, në sektorët e Transportit dhe Energjisë”. Në këtë aktivitetet organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, së bashku me fondacionin “Konrad Adenauer”, Ministri Haxhinasto vlerësoi rolin e Gjermanisë në këtë proces, pasi rajoni i Ballkanit ka nevojë përveç impaktit politik edhe për atë ekonomik.

Ministri tha se është me shumë rëndësi që pjesa e infrastrukturës fizike duhet të ecё paralel me masat e tjera, duke përmendur masat e buta që janë rregullat e tregut e politikat e përdorimit të infrastrukturës.

Në këtë kontekst Haxhinasto tha se rajoni duhet të shkojë drejt liberalizimit të tregut, pasi aktualisht kostot e shërbimeve kufitare mes vendeve të Ballkanit, janë 5 herë më të larta krahasuar me vendet e BE-së.

Modeli “One stop Shop”, që aktualisht po aplikohet me Malin e Zi, ministri tha se duhet të shtrihet në gjithë rajonin. Ministri tha se duhet një koordinim më i madh mes vendeve të rajonit, veçanërisht për projektet e mëdha në infrastrukturë dhe vlerësoi miratimin e grantit 4 ml euro për korridorin Adriatiko- Jonian.

Haxhinasto nënvizoi se zhvillimi dhe lidhshmëria, do të sjellë më shumë qëndrueshmëri dhe prosperitet në rajonin e Ballkanit, por ky zhvillim kërkon angazhim më të madh financiar nga partnerët ndërkombëtarë.

Ai paraqiti zhvillimet në infrastrukturë dhe plotësimin e detyrimeve kombëtare në kuadër të procesit të Berlinit, të cilat përkojnë me detyrimet për avancimin e mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë në BE.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0