Edmond Ademaj: Tranzicioni energjetik kërkon bashkëpunim, transparencë dhe prodhim vendas - Business Magazine Albania

Edmond Ademaj: Tranzicioni energjetik kërkon bashkëpunim, transparencë dhe prodhim vendas

Nga Iceberg Exhibitions: Në një kohë kur tranzicioni energjetik po shndërrohet në një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të rajonit, kompanitë që investojnë në zgjidhje të qëndrueshme po luajnë një rol gjithnjë e më thelbësor. Një prej tyre është EZ-5 ENERGY, një kompani shqiptare që ka ndërtuar një model të integruar për prodhimin dhe tregtimin e energjisë së rinovueshme, duke u bërë shembull i inovacionit vendor me ndikim rajonal.

Në prag të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE 2025), biseduam me Edmond Ademaj, themelues dhe drejtues i EZ-5 ENERGY, për të kuptuar më nga afër vizionin e kompanisë, rolin e saj në nxitjen e tranzicionit energjetik dhe mënyrën se si prodhimi vendas mund të përkthehet në avantazh konkurrues për ekonominë shqiptare.

Cili është vizioni i EZ-5 ENERGY në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe tranzicionit energjetik në Shqipëri dhe rajon?

 Vizioni ynë është të udhëheqim procesin e tranzicionit energjetik në Shqipëri dhe rajon, duke ndërtuar zgjidhje të qëndrueshme për prodhimin dhe menaxhimin e energjisë së rinovueshme. Si shoqëri që mbulon të gjithë procesin — nga projektimi, prodhimi, operimi, mirembajtja dhe deri tek tregtimi dhe furnizimi me energji elektrike— ne synojmë të kontribuojmë konkretisht në krijimin e një ekonomie më të pastër, më efikase dhe më të pavarur energjetikisht.

Pse keni zgjedhur të merrni pjesë si një ndër partnerët kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër?

Pjesëmarrja jonë si partner kryesor në këtë panair është një shprehje konkrete e angazhimit tonë për zhvillimin e sektorit të energjisë së rinovueshme.

 Ky event është një pikë takimi mes profesionistëve, institucioneve dhe shoqërive që ndajnë të njëjtin vizion për një ekonomi më të gjelbër.. Për ne, është një mundësi për të prezantuar kapacitetet tona në prodhimin e strukturave metalike mbajtëse për panele fotovoltaike , si dhe për të shkëmbyer ide dhe partneritete që nxisin inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. EZ-5 ENERGY beson se transformimi i tregut energjetik kërkon bashkëpunim dhe transparencë, dhe panaire të tilla janë platforma ideale për të forcuar lidhjet midis aktorëve që kontribuojnë në këtë ndryshim pozitiv.

Lexo edhe:Transformimi i ndërtesave në ekosisteme inteligjente dhe të pavarura energjikisht

Cilat janë produktet kryesore që planifikoni të prezantoni dhe si adresojnë ato nevojat aktuale të tregut lokal dhe rajonal?

Në panair do të prezantojmë strukturat tona metalike të prodhuara në fabrikën e EZ-5 ENERGY në Vrrinë, Durrës — zgjidhje të personalizuara për impiante fotovoltaike të çdo shkalle, nga projektet e vogla komerciale deri tek impiantet fotovoltaike të mëdha.

Këto struktura prodhohen me çelik Magnelis, një material inovativ që ofron mbrojtje të shkëlqyer ndaj korrozionit dhe jetëgjatësi shumë të lartë, veçanërisht në zonat bregdetare ku ka prani të lartë kripërash. Përveç rezistencës mekanike dhe jetëgjatësisë, strukturat tona janë projektuar për montim të shpejtë dhe mirëmbajtje minimale, duke ulur ndjeshëm kostot operative për investitorët.

Në këtë mënyrë, ne i përgjigjemi drejtpërdrejt kërkesës së tregut për produkte të besueshme, të qëndrueshme dhe ekonomikisht efikase, që garantojnë jetëgjatësi dhe performancë optimale në çdo projekt, duke u përshtatur me standartet më të fundit të ndërtimit të impianteve fotovoltaike në rajon.  

Si e vlerësoni rëndësinë e panaireve sektoriale si ky për të ndërtuar partneritete të reja dhe për të ndikuar në zhvillimin e tregut?

Panairet sektoriale janë shumë më tepër se evente ekspozimi. Ato janë vende ku lindin ide, krijohen bashkëpunime dhe nxiten ndryshime të vërteta në treg.

Në një industri që po zhvillohet me ritme të shpejta si ajo e energjisë diellore, kontakti i drejtpërdrejtë mbetet thelbësor. Ai të lejon të prezantosh risitë teknologjike, të dëgjosh sfidat reale që përballen biznese dhe profesionistë në terren dhe të krijosh partneritete që çojnë në projekte konkrete.

Për EZ-5 ENERGY, këto panaire janë një mundësi për të përforcuar praninë tonë në treg, për të ndarë eksperiencën tonë rajonale dhe për të kontribuar në promovimin e standardeve më të larta të cilësisë dhe qëndrueshmërisë në sektorin e energjisë.

Besojmë se çdo dialog dhe çdo kontakt i tillë ndihmon në përshpejtimin e tranzicionit drejt një ekonomie më të pastër dhe më të qëndrueshme për të gjithë.  

EZ-5 ENERGY mbetet e përkushtuar të jetë një partner afatgjatë për zhvillimin e energjisë së pastër dhe inovacionit në rajon.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0