Edicioni i ri i Business Mag do t’ju motivojë të lini zyrën…! - Business Magazine Albania

Edicioni i ri i Business Mag do t’ju motivojë të lini zyrën…!


Numri i ri i revistës ka dalë. Por do tju kërkojmë ndjesë pasi ky edicion i Business Mag, do t’ju motivojë të lini zyrën…! Sic mund të kuptohet, ky numer i kushtohet turizmit, udhëtimeve, pra pushimeve.  Tek ky edicion do të gjeni shkrime interesante që do tju vijnë në ndihmë të realizoni pushimet e endërrave tuaja, kuriozitete si dhe shumë intervista rreth startup-ve që kanë filluar ta bëjnë vibrant edhe mjedisin shqiptar.

Tek shfletoni faqet e saj, do të ndjeni aromën e detit e të rërës, pra, “aromën”e TripAdvisor! Kush nuk e njeh sitin më të njohur në botë ku të paktën të gjithë kanë vozitur një herë të vetme për të kapur ofertën më të mirë për pushimet e tyre!  170 milion komentet e opinionet rreth hoteleve, restoranteve, bukurive natyrore dhe bizneseve të tjera të lidhura me udhëtimet kanë bindur për të disatën herë bashkëthemeluesit e TripAdvisor, Stephen Kaufer & Langley Steinert seTripAdvisor është “Just for You.”

Prandaj me celularin apo tabletin tuaj në dorë (cdo gjë po shkon mobile), lexoni me kërshëri për TripAdvisor dhe 5 sitet më të njohura të momentit që do tju shpëtojnë nga vuajtjet për një rezervim hoteli dhe avioni me një cmim sa më ekonomik. Por sado që shikimin e hedhim larg, pushimeve në plazhet shqipëtare, ne zor se i rezistojmë në fund të fundit.  Këtë e konstaton me optimizëm edhe Agim Mehmeti, drejtori i kompanisë së udhëtimit, “Albtoursd-Vas Tour” kur thekson se  Shqipëria po jep sinjale të dukshme si destinacion që mund të konkurojë  me tregjet e ndryshme Europiane.

Por nuk mendon kështu Këshilltari Tregtar Austriak, Peter Hasslacher i cili në një intervistë ekskluzive për Infoalbania, nënvizon se produkti ‘shqiptar’ duhet të përmirësohet akoma më tej kur vjen puna tek turizmi. Më tej, në përgjithësi, ai nuk është i kënaqur me atmosferën e biznesit që ai dhe biznesmenët austriakë gjejnë në Shqipëri. Këtë e tregon edhe anketimi më i fundit i zhvilluar nga Zyra Tregtare e Austrisë.

Ah për për pak harruam, para se të niseni në këtë udhëtim që e keni pritur një vit të tërë, përgatituni për ndonjë surprizë që mbase nuk e keni parashikuar: si për shembull një robot tek check-in desk në hotel apo aplikacione të reja për të vërtetuar cilësinë e Wifi në hotelin tuaj! Ah, ky është rezultati i teknologjisë!

Por ne si Business Mag, nuk harrojmë dot se pas organizimit të një palë pushimesh si duhet, qëndrojnë shumë kompani e startup-e që jua lehtësojnë punën dhe jua bëjnë qëndrimin tuaj një eksperiencë të këndshme.  Prandaj duke mos qëndruar gjatë tek pushimet, ne ju ofrojmë besnikërisht rubrikën “Këshilla nga njerëz të suksesshëm” ndërsa i dedikohemi edhe Startup Weekend Tirana, një nga ngjarjet më të shënuara në Tiranë që mobilizoi shumë të rinj në fushën e startup-ve. Flasin për ne ekskluzivisht organizatorët e këtij eventi dhe fituesit me projektet e tyre të vecanta por edhe menaxherja e Talent Garden, Lindita Komani që afron talentet në fushën dixhitale. Në çdo fjalë të tyre, i thuret lavde asaj “IDESË UNIKE.” Pikërisht ajo ka frymëzuar edhe deputetin e parë shqiptar në Parlamentin Belg, Ahmet Gjanaj të ndihmojë në lancimin e 800 bizneseve të vogla dhe të mesme në Belgjikë apo sipërmarrësin më të ri shqiptar, Emiland Skora të lërë Amerikën për Shqipërinë dhe bimët e saj aromatike.

Keni shumë për të lexuar. Ju urojmë një verë argëtuese! Dhe nën rrezet e nxehta të diellit, konsumoni sa më shumë Ujë Tepelena i cili është më i garantuari për nga cilësia. Këtë se themi ne por Administratori i  Ujit Tepelena, Luciano Cirillo!

Shijojeni!

Kemi harruar ndonjë gjë? Ju e dini se cfarë të bëni: Na shkruani!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0