Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë të ditur se, nga java e ardhshme do të ketë masa të reja për COVID-19. Rama theksoi se, kjo ishte fundjava e fundit me kufizime sa i takon bizneseve ndërsa për lëvizjen me automjete u shpreh se do të mbeten në fuqi dhe për dy fundjavat e ardhshme.
Duke nisur nga 1 qershori, kufijtë tokësorë me vendet fqinje do të hapen për të gjithë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, pavarësisht pasaportës që mbajnë. Rregullat e reja i njoftoi kryeministri Edi Rama, përmes një komunikimi në Facebook.
Lexoni: Legalizimi i kanabisit mjeksor krijon më shumë dëm se sa të ardhura, sipas Gjergj Buxhukut
Transporti publik do të hapet pjesë-pjesë dhe qeveria do të ketë gati strategjinë deri në fund të muajit maj. “Do e reformojmë tërësisht këtë sektor, me pjesmarrjen direkte të shtetit në garantimin e standarteve të reja, jo vetëm për ruajtjen e shëndetit sot, por edhe rritjen e ndjeshme të cilësisë së shërbimit urban dhe ndërurban.” – tha kreu i qeverisë.
Plazhet do të hapen nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe nga data 10 qershor për të gjithë qytetarët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.