Edi Rama: Pagesat e qirave për muajt prill dhe maj do të shtyhen

Edi Rama: Pagesat e qirave për muajt prill dhe maj do të shtyhen


Kryeministri Edi Rama ka sqaruar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, skemën dhe procedurën si do të bëhet shtyrja e pagesës së qirave për muajt prill dhe maj, për biznesin e vogël, familjet që janë prekur nga koronavirusi apo studentët.

Rama theksoi se tre kategoritë nuk do t’i paguajnë qiratë për prillin dhe majin dhe pas dy muajve në mënyrë proporcionale do të fillojnë të paguajnë detyrimet.

“Të gjithë qiramarrësit, individë që kanë një kontratë për banesë apo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien përpara shpalljes së epidemisë dhe kanë një kontratë pune, por e kanë pezulluar apo zgjidhur pas gjendjes nuk do ta paguajnë detyrimin për dy muaj, prill dhe maj. Po ashtu të gjithë studentët, që jetojnë me qira, nuk do ta paguajnë atë për dy muaj”, u shpreh kryeministri i vendit.

Lexoni: Ekuilibri i jetës

“Po kështu të gjithë sipërmarrësit, persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit, që kanë kontratë noteriale qiraje para epidemisë nuk do ta paguajnë detyrimin për dy muaj, prill dhe maj”.

 “Detyrimi i prapambetur do të paguhet në mënyrë proporcionale pas muajit maj 2020.  Për ata që përfundojnë para 31 majit, detyrimi do të paguhet brenda tre muajve më pas. Të gjithë qiramarrësit, që kanë ankesë do t’u drejtohen tatimeve përmes komunikimit elektronik dhe qiradhënësit do të ndëshkohen me gjobë pesëfish”.

“Drejtoria e tatimeve do të ndjekë dhe zbatojë pikat dhe nxjerrë udhëzimet. Jemi në kushtet e një lufte. Nuk do i paguajnë këto dy muaj dhe pas dy muajve në mënyrë proporcionale do të fillojnë të paguajnë detyrimet. Dy muaj kam parashikim që është optimist. Por mund të jetë më e shkurtër apo më e gjatë, por këtu jemi edhe mund të shtyhet sërish”, shpjegoi kreu i qeverisë.

Lexoni: Bëhuni pjesë e nismës Adopto një Gjysh/e

Por çfarë do të ndodhë me ata persona që qiranë e kanë burimin e vetëm të jetesës? Për këtë kategori, kryeministri Rama tha se do të trajtohet ndryshe, pra do të ketë specifikime. “Për ata që e kanë jetike këtë qira, do të kemi një përgjigje specifike, pasi nuk i konsiderojmë që të sakrifikojnë për të tjerët, por që duhen ndihmuar.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0