Kryeministri i vendit gjatë një postimi në Facebook, lajmëron se do të kompensohen të gjitha bizneset, përsa i përket pagesës së pagave të punonjësve.
Lexo: Kush e ka fajin për pandemitë?
Ai lajmëron, se nuk do të vijë fundi i muajit mars pa pagën e të gjithë atyre, që sot po qëndrojnë në shtëpi, si pasojë e mbylljes së biznesit, nga gjendja që ka shkaktuar Covid-19. Gjithashtu theksoi se të enjten do të ketë gati planin e garancisë financiare.
“Durim ju lutem, dhe besim, se po punojmë papushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë”, e mbyll kështu njoftimin e tij kryeministri i vendit Edi Rama
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.