Edhe pak orë nga mbyllja e "Business Leaders 2025"! - Business Magazine Albania

Edhe pak orë nga mbyllja e “Business Leaders 2025”!

Në kohën që jetojmë, suksesi i një biznesi nuk matet vetëm me shifra, por me sa të lumtur i bën klientët, sa vlerësohet puna, sa e njohur është marka dhe sa njerëz do ta rekomandonin shërbimin apo produktin tuaj. Pikërisht këto elemente janë në qendër të konkursit të hapur “Business Leaders 2025”, organizuar nga Business Magazine Albania në bashkëpunim me AlbaniaTech.

Ky konkurs synon të vlerësojë dhe të nxjerrë në pah liderët, sipërmarrësit, startup-et dhe figurat me ndikim, që gjatë këtij viti kanë sjellë risi, kanë ndërtuar vlerë dhe kanë ndikuar realisht në komunitet.

Lexo edhe:Hapen votimet për “Business Leaders 2025″ – Votoni të preferuarit tuaj!

Kategoritë kryesore të “Business Leaders 2025”

Publiku ka pasur mundësinë të nominojë dhe të votojë në disa nga kategoritë më përfaqësuese të ekosistemit të biznesit dhe inovacionit në Shqipëri:

 Sipërmarrësi/ja e Vitit
Kjo kategori nderon liderin që ka kthyer sfidat në mundësi, ka ndërtuar një biznes të qëndrueshëm dhe ka treguar vizion e ndikim në ekonomi.

 Ylli i Diasporës
Vlerëson shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, por që po lënë gjurmë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare të biznesit, inovacionit, teknologjisë dhe kreativitetit, duke përfaqësuar Shqipërinë me sukses global.

 Startup-i i Vitit
Një kategori dedikuar ideve të reja, shërbimeve inovative dhe kompanive në hapat e parë të zhvillimit, që kanë potencialin të shndërrohen në histori suksesi dhe “unicorn”-ë të së nesërmes.

 Influenceri/ja i Vitit
Në një realitet ku rrjetet sociale kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, kjo kategori nderon figurën që ka fituar besimin e publikut dhe ka krijuar ndikim real përtej famës.

Fituesit e edicionit “Business Leaders 2025” do të shpallen SOT në orën 13.00 në Linkedin Live. Çdo votë është një formë mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe ndikimin e atyre që po formësojnë të tashmen dhe të ardhmen e biznesit shqiptar.

Nëse nuk keni votuar ende, tani është momenti i fundit për të mbështetur të preferuarit tuaj.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0