Edhe Mbretëresha Elisabet në Instagram

Edhe Mbretëresha Elisabet në Instagram


Mbreteresha Elisabet II ka postuar këtë javë foton e parë të saj në Instagram. Në faqen e ndarjes së fotografive, ajo u prezantua gjatë hapjes së një ekspozite të re në Muzeun Britanik të Shkencave. Në llogarinë e familjes mbretërore, Mbretëresha postoi foto të letrës së shkruar nga Sharl Babaxh. Ai njihet si pionieri i kompjuterit të parë në botë, dhe letra i drejtohet stër-stër-gjyshit të saj, Princit Albert në 1842.Në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në Instagram me 4.6 milionë ndjekës, mbretëresha e bëri postimin nga një iPad. Mbretëresha shkruan: “Sot ndërsa vizitova Muzeun e Shkencës, isha e interesuar të zbuloja një letër të arkivave mbertërore, shkruar në 1943 stër-stërgjyshit tim Princit Albert”.

Ajo vlerëson Muzeun e Shkencave, pasi promovon teknologjinë, inovacionin dhe frymëzon shpikësit e gjeneratave të reja”. Në vetëm dy orët e para postimi mori 20 mijë pëlqime.

Lexo:Cila është e vetmja gjë që Mbretëresha Elizabet II ha çdo ditë?

Muzetë duken frymëzim për mbretëreshën. Edhe postimin e parë në Twitter, pesë vite më parë, ajo e bëri po nga një muze.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0