EasyPay nis bashkëpunimin unik me Wizz Air - Business Magazine Albania

EasyPay nis bashkëpunimin unik me Wizz Air

EasyPay, kompania lider prej 11 vitesh në sektorin Fintech në Shqipëri, nis bashkëpunimin e parë të këtij lloji me kompaninë ndërkombëtare ajrore Wizz Air. 

Duke filluar nga muaji Prill 2022, ky bashkëpunim do të sjellë lehtësi për këdo që do të përdorë shërbimin e transfertave ndërkombëtare me Ria Money Transfer. EasyPay do të gjendet në biletat e fluturimeve (boarding pass) me oferta ekskluzive për udhëtarët të cilët vijnë kryesisht nga shtetet Europiane dhe Mbretëria e Bashkuar. Të lexosh shqip edhe kur ndodhesh jashtë vendit është një nga gjërat që të emocionon më shumë. Ne kujdesemi që secili ta ndjejë shtëpinë e tij më afër dhe të eliminojmë barrierat dhe distancat fizike, duke ofruar metoda alternative si për transferta por edhe për pagesa. 

Për EasyPay edukimi financiar dhe ofrimi i lehtësive për transferta ndërkombëtare, kombëtare dhe shërbimet më të rëndësishme është primar. Prej vitesh tashmë, qytetarët shqiptarë kudo ku janë nëpër botë, mund të dërgojnë para në vendin e tyre lehtësisht nëpërmjet Ria Money Transfer. Me mbulimin më të gjerë në vend, EasyPay gjendet në mbi 500 pika në të gjithë Shqipërinë, prej të cilave mund të dërgohen para kudo dhe në  mbi 500 mijë pika Ria në mbarë globin. 

Mbi 200 mijë njerëz dërgojnë para çdo vit në Shqipëri me Ria Money Transfer. Remitancat në Shqipëri u rritën në 199,57 milionë euro në tremujorin e tretë të 2021 nga 171,56 milionë euro në tremujorin e dytë të 2021. Për më tepër, nisur nga vlerësimet e Bankës Botërore, remitancat drejt vendit tonë përbëjnë 9.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). 

Gjatë dekadave të fundit, dërgesat e parave kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në mirëqenien e familjarëve të emigrantëve dhe në zhvillimin e komuniteteve në vendet e origjinës së tyre. Remitancat, ose siç mund të quhen ndryshe “fytyra humane e globalizimit”, i lejojnë emigrantët dhe familjet e tyre të përmirësojnë shëndetin, edukimin dhe shtëpitë.

Mbi 200 mijë njerëz çdo vit, kujdesen për njerëzit e tyre të afërt, sakrifikojnë dhe ofrojnë ndihmë në momentet më të rëndësishme për ta. EasyPay dhe Ria Money Transfer gjenden gjithnjë e më shumë pranë tyre për të ofruar lehtësi në kryerjen e transfertave me tarifat më të lira në treg! 

Fondet e dërguara çdo muaj në shtëpi, janë të nevojshme për familjarët e tyre për kryerjen e një sërë pagesave, siç janë faturat e utiliteteve (drita dhe ujë), pagesat e studimeve, fatura ilaçesh, vizita shëndetësore, etj. Ne në EasyPay dhe Ria Money Transfer jemi kujdesemi që me komisionet më të ulëta në treg, ju të mund të kurseni çdo muaj kur dërgoni para në shtëpi. 

Bëhu pjesë e udhëtimit tonë dukë gëzuar sytë për të cilët mendon çdo ditë. Dhuro dashuri në mënyrën tënde, pa limite me EasyPay dhe Ria Money Transfer. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0