EasyPay Albania në mbështetje të grave inovatore - Business Magazine Albania

EasyPay Albania në mbështetje të grave inovatore

EasyPay Albania

EasyPay, kompania e parë fintech në Shqipëri, tregon vemendje të veçantë për grate dhe vajzat sipërmarrëse ose që aspirojnë të bëhen të tilla. Kompania, e themeluar 14 vite më parë nga një grua, e pasqyron zhvillimin e një biznesi femëror edhe në programet të cilave u bashkohet.

EasyPay, si një pionier i inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri, është shumë e interesuar të shohë më shumë gra dhe vajza të angazhuara në sipërmarrje inovative. Aktivizimin e drejtueses së EasyPay në këtë drejtim e kanë vlerësuar dhe e mbështesin edhe organizma ndërkombëtare, siç është European Women Payment Network (EWPN), të cilët e kanë shpallur atë në vitin 2022 si Country Ambassador për rrjetin në Shqipëri. Në këtë drejtim, këtë vit EasyPay po mbështet programin e trajnimit dhe mentorimit të startupeve nga Qendra Kallz, të cilët do të përgatiten për programin e Women Startup Competition.

Drejtuesit e kësaj kompanie janë të bindur se barazi do të thotë biznes. Ata shprehen shumë entuziastë të jenë përkrah grave dhe vajzave ambicioze, të cilat duan të bëjnë biznes dhe kanë nevojë për rritje. EasyPay ka treguar gjithnjë vëmendje për komunitetin ku operon, duke qenë të pranishëm në evenimentet më të rëndësishme të inovacionit, me bindjen se çdo hap drejt inovacionit, çdo risi, fuqizon biznesin për të qënë i suksesshëm.

Në eventet e shkuara, EasyPay ka qenë aktiv, jo vetëm në procesin e konkurrimit të Women Startup Competition, por edhe në vlerësimin e konkurrentëve, duke u besuar atyre projektet e tyre të para!  Fituesit e vitit të kaluar të Women Startup Competition, “CyberMorfosis” u përfshinë në një bashkëpunim konkret me EasyPay, duke i ofruar stafit të kompanisë shërbimet e trajnimit për aspekte të ndryshme në fushën e Sigurisë Kibernetike.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0