Eagle’s Eye - Startup-i që promovon Shqipërinë - Business Magazine Albania

Eagle’s Eye – Startup-i që promovon Shqipërinë

Në episodin e kësaj jave të LiveMe Show and Podcast të ftuar ishin tre të rinj, të cilët kishin kthyer dëshirën e tyre në një startup. Semela, Megi dhe Flavio janë pjesë e një grupi që kanë themeluar Eagle’s Eye, një startup i fokusuar në promovimin e trojeve shqiptare. E veçanta e tyre qëndron në faktin se përveçse vizitojnë vende të ndryshme të rajonit dhe krijojnë video dhe vlogs për to, ata krijojnë mozaikë me copëza të marra në këto vende.

Megi shprehet se krijimi i një startup-i të tillë në një moshë relativisht të re e ka ndihmuar edhe në rrafshin personal, në degën e saj të studimeve, menaxhimin e parave dhe në ndërmarrjen e iniciativave. Përpos kësaj, njohja me botën e biznesit dhe krijimi i një rrjeti me persona të rëndësishëm të kësaj fushe ndikoi në mendësinë e tyre dhe ndoshta veniti dëshirën për të krijuar një të ardhme jashtë Shqipërisë.

“Vërtet ka shumë mundësi, që bëjnë që ne të rinjtë të kemi shpresa se diçka mund të bëhet për Shqipërinë, aq më tepër nga rinia.”,- shprehet Semela.

Lexo: 1 Vit LiveMe Show and Podcast

Përgjatë intervistës të rinjtë tregojnë edhe për përvojën e tyre në organizatën Junior Achievement, e cila iu dha impaktin e parë në krijimin dhe rritjen e një biznesi. Megjithatë ky ishte vetëm hapi i parë në rrugëtimin e tyre, që duket se është planifikuar të zgjasë dhe të shtrihet jo vetëm në Shqipëri por në turistë nga e gjithë bota. Të ndarë në departamente, ata operojnë çdo ditë online dhe fizikisht, me dëshirën për punën. 

E pyetur nga Kristi, Semela tregoi për eksperiencën e saj si presidente e kompanisë: “Çdo ditë mëson diçka të re. Çdo ditë është një sfidë e re që ti e mëson se si bëhet duke e aplikuar, duke e praktikuar.” ,- thotë ajo. 

Lexo: LiveME Albana Osmani

“Fillimet gjithmonë janë të vështira, por sot jemi më të përgatitur dhe dita ditës përgatitemi më shumë se e djeshmja.”,- shprehet Flavio, drejtues i departamentit të marketingut në Eagle’s Eye.

Për të ndjekur intervistën e plotë vizitoni kanalin në youtube të Business  Magazine dhe ndiqni platformat tona për të qëndruar të përditësuar në kohë reale mbi episodet e reja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0