E nisën me pak, lanë trashëgimi dhe inspiruan me mijëra...

E nisën me pak, lanë trashëgimi dhe inspiruan me mijëra…


Udhëtimi i çdo sipërmarrësi drejt suksesit është i ndryshëm. Çdo njëri prej nesh duhet të kërkojë, ose të krijojë mundësi për të shitur ose promovuar. Më e rëndëishmja, duhet të kemi kurajon për të përparuar me atë që besojmë, edhe nëse të tjerët rreth nesh na thonë se nuk do të funksionojë.
Për të prosperuar, nuk duhet kurrsesi t’ua “vini veshin” skeptikëve tipikë. Në vend të kësaj kini durim dhe këmbëngulje. Inspirohuni nga këta njerëz të famshëm të cilët ndoqën pasionin e tyre dhe krijuan suksesin.

Coco Chanel

“Suksesi zakonisht arrihet nga ata që nuk e dinë se dështimi është i paevitueshëm.”

Coco Chanel u lind në 1883-in, nga një nënë e pamartuar e cila lante rroba në një spital për bamirësi. Babai i saj ishte një shitës rrobash me pakicë. Ajo jetoi një jetë të tërë pa vëmendje. Ajo mësoi të qepte në moshën 6-vjeçare dhe ishte e aftë të gjente punë si rrobaqepëse. Përgjatë një serie të marrëdhënieve me fat, ajo filloi të dizenjonjte kapela, më pas veshje luksi para se të hapte një butik mode në Paris dhe të bëhej e famshme ndërkombëtarisht. Mbase historia e saj e ka frymëzuar për citimin e saj.

Danny Thomas

“Suksesi nuk ka të bëjë fare me atë që arrin në jetë ose përmbush për veten tënde. Është ajo që bëni për të tjerët.”

Danny Thomas i është referuar një herë vetes së tij si një “aktor i mjeruar,” dhe u betua se nëse gjente suksesin e tij, ai do të hapte një vend të shenjtë dedikuar Shën Jude Thaddeus, shenjtorit të kauzave të pashpresa. Aktori u bë i suksesshëm dhe i njohur për komedinë e tij “Make Room for Daddy,” por ai nuk e harroi kurrë premtimin e tij. Në vitet 1950 ushëtuan bashkë me të shoqen drejt SHBA-ve për të mbledhur fonde për ndërtimin e Spitalit për Studime Kërkimore për Fëmijë të Shën Jude.

Booker T. Washington

“Suksesi nuk matet me pozicionin që arrin në jetë; matet me pengesat që kapërcen.”

Booker T. Washington u lind në 1856-n. Pasi u çlirua nga Deklarata e Emancipimit ai lëvizi me familjen e tij drejt Virxhinias Perëndimore. Atje ai shkoi në shkollë dhe punoi në minierat e qymyrit për të fituar para. Ai ndoqi Institutin Hampton, një shkollë e themeluar për edukimin e skllevërve të çliruar dhe u bë lideri i parë i Institutit Tuskegee në Alabama, ku ai shërbeu gjatë të gjithë jetës së tij. Ai u bë një lider i shquar kombëtar për Afro-Amerikanët dhe një shtyllë drjtuese për ish-skllevërit dhe pasardhësit e tyre.

Babe Ruth

“Mos e lër kurrë frikën e dështimit të ndërhyjë në rrugën tënde.”

George Herman “Babe” Ruth ishte një yll i fushës së bejzbollit, por e arriti famën e tij si “Sultan of Swat” duke marrë pjesë në 714 gara në shtëpi dhe në 2213 gara në 22 sezone ndërmjet 1914-s dhe 1935-s. I rritur në një apartament mbi sallonin e të atit të tij, ai u dërgua në Shkollën Industriale për Djem të Shën Marisë në moshën 7-vjeçare, një shtëpi riedukimi dhe jetimore në Baltimore, ku qëndroi për 12 vite. Këtu ai supozohej të mësonte një zanat, dhe të bëhej një rrobaqepës, gjithashtu ai nisi të luante bejzboll. Gjatë të gjithë jetës së tij, ai vizitoi jetimore, shkolla, spitale duke dhuruar para dhe duke marrë pjesë në grumbullime fondesh.

Ruth u rrit përtej fillimeve të tij modeste, frymëzoi me mijëra dhe u bë një nga lojtarët më të mëdhenj të bejzbollit të të gjitha kohërave.

Kur zotëroni biznesin tuaj, mund të ndiheni ndonjëherë se nuk do t’ia dilni kurrë. Këta njerëz ka gjasa që të jenë ndjerë njësoj, por ata këmbëngulën për të krijuar trashëgimi që zgjatën përtej kohërave. Niseni me pak dhe ecni në rrugën e suksesit duke bërë një impakt pozitiv në komunitet ose industri.

 

/Shkruar nga Jacqueline Whitmore, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0