E mbani mend kur reklamat e makinave ishin të fokusuara tek shpejtësia?

E mbani mend kur reklamat e makinave ishin të fokusuara tek shpejtësia?


Dikur, rrugët nuk ishin të populluara me radarë dhe policë siç janë sot. Kështu “lavdërimi” i virtyteve të 0-100km/h dhe shpejtësisë maksimale, ishte një mënyre e njohur dhe efektive për t’i bërë njerëzit të interesuar. Reklamat gjithashtu i kanë mbështetur së tepërmi ato.

Kjo praktikë vazhdon edhe sot, padyshim. Por kompanitë duhet të jenë më të kujdesshme me to. Ose në kundërt, do të gjobiten, siç rëndomë ka ndodhur. Vite më parë, reklamat përfshinin të dhëna nga dyno (makineria ku testohet fuqia e makinës). Gjithashtu edhe kohët e xhirove nëpër pista si edhe të dhëna të tjera. Nëse i hedh një sy reklamave të vjetra, ato janë shumë “djallëzore“.

Sot? Jo edhe aq. Midis aluzionit për shpejtësinë dhe “professional driver, closed course”, nuk para ndodh t’i shohësh më. Qoftë kto reklama në rrugë apo billboard.

Përgjegjësia sociale dhe etika në biznes kanë marrë tepër rëndësi. Këto terma morën jetë dhe filluan të përdoreshin rreth viteve 60. Sa më shumë koha ka kaluar, aq më shumë rëndësi kanë marrë.

Lexoni: Ferrari 365 GTB/4 “e braktisur” e vitit 1969 shitet për një vlerë rekord

Në Nëntor të vitit 2001, FIA (Fédération Internationale de l’Automobile) vendosi që të ndalonte reklamat e kompanive të duhanit në motorsport pas vitit 2006. Kjo, për të mos promovuar përdorimin e duhanit dhe përmirësimin e shëndetit publik. Gjithashtu, në shumë kompani të prodhimit të vetë duhanit, promovohet mos përdorimi i tyre. Ndoshta pak ironike, por si korporata shumëkombëse, ato kanë obligim, ashtu si gjithë kompanitë e tjera të përqasin politika të tilla.

Kompanitë celulare gjithashtu promovojnë mos-përdorimin e përdorimit të celularit gjatë dhënies së makinës. Shumë reklama i janë kushtuar këtij problemi, i cili po merr shumë jetë njerëzish. Vetëm në SHBA, 1 në 4 aksidente shkaktohet si pasojë e përdorimit të celularit. National Safety Council, raporton 1.6 milionë aksidente në vit si pasojë e tij. Kjo përkthehet në 330.000 të lënduar në vit. Nga ana tjetër 94% e shoferëve mbështesin ndalimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të makinës.

Në të  njëjtën rrugë kanë shkuar edhe kompanitë e makinave me reklamat e tyre. Çdo kompani, ndonëse mund të prodhojë një makinë për të ecur shumë më shpejt se normat e lejuara, promovon përdorimin e pistave të mbyllura. Vendi më me fat në Europë është Gjermania, i cili në rrjetin e saj të rrugëve ndërqytetase, ka shumë segmente ku nuk ka kufizim shpejtësie.

Por ndryshe ndodh në pjesën dërrmuese të Europës. Në Francë, për një tejkalim me jo më shumë se 10km/h nga shpejtësia e lejuar, mund të gjobitesh me mbi 150 euro dhe të ndalohet të drejtosh makinën në atë shtet për disa muaj.

E kështu, kjo është retrospektiva e evolimit të reklamave të makinave, të fokusuara tek përgjegjësia sociale dhe etika. E gjitha, për përmirësimin e shëndetit publik dhe uljen e fataliteteve nga keqpërdorimi apo mbipërdorimi i produktit.

Burimi: Petrolicious

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0