E keni pyetur ndonjëherë veten pse sëmureni

E keni pyetur ndonjëherë veten pse sëmureni


Nga Anila Bashllari, trajnere

Ne si qenie njerëzore funksionojmë nëpërmjet kontrasteve. Çfarë dua të them me fjalën “Kontraste”? Që e kuptojmë rëndësinë e shëndetit vetëm kur sëmuremi. Apo vlerën e dikujt vetëm kur e humbasim atë…Po sikur t’i vlerësojmë gjërat kur i kemi ato?

Marrim rastin e shëndetit. Askush nuk do të sëmuret edhe pse kjo e fundit (si kontrast) na tregon sa e rëndësishme është të jemi të shëndetshëm. Por, duhet të dimë si ta mbajmë atë. Në fakt ka shumë faktorë që lidhen me shëndetin, por unë do të fokusohem tek lidhja e shëndetit me emocionet. Çfarë lidhje kanë këto të dyja do të pyesnit ju? Ndoshta dikush me skepticizëm do të ngrinte edhe vetullën. Thjesht duroni, sepse do përpiqem të shpjegoj lidhjen midis tyre.

Lexo: Reflektimi

Dhe për momentin po ju jap të drejtë, sepse edhe unë kam menduar dikur kështu, ose më mirë nuk arrija ta shikoja apo kuptoja lidhjen midis tyre, pasi është “e padukshme”. Them kështu pasi kur sëmureni nuk e kuptoni lidhjen  e sëmundjes me gjendjen emocionale të mëparshme dhe jo atë momentale.

Dhe e ndjej ankthin tuaj apo stresin, që ju qenkeni shkaku pse sëmureni!!! Askush nuk do mendonte kështu. Në fakt do ju sugjeroja që duhet të filloni të mendoni kështu, sepse çfarëdo ndodh me dimensionet tona (fizike, mentale, emocionale apo shpirtërore) jemi ne përgjegjës. Kjo ka një fuqi të jashtëzakonshme: na tregon fuqinë brenda vetes për të mirë apo të keq, si dhe potencialin për t’i ndryshuar gjërat në shërbimin tonë.

Ende po vazhdoni të mendoni që është faji i baktereve apo viruseve! Kur sëmuremi gjithmonë përpiqemi të gjejmë “fajtorin” jashtë nesh! Dhe në fakt kjo është një mendësi që e zbatojmë në të gjitha aspektet e jetës.Por më lejoni t’ju them që ne jemi të ekspozuar dhe rrethuar 24/7 ndaj faktorëve të jashtëm, por sëmuremi vetëm në momente të caktuara. Shumë studime të fundit tregojnë që trupi ynë është mbi 80% mikroorganizma, të mirë dhe të këqinj. Atëhere pse sëmuremi në momente të caktuara?

 

Sepse atëherë sistemi ynë imunitar është i dobët, duke mos përballuar “pushtuesit”.

Arsyet: stresi, lodhja, tejlodhja, ankthi, të ndjerit vetëm, refuzimi, ndjenja e fajit, të ndjerit i/e pafuqishëm dhe shumë të tjera. Këto dhe shumë emocione të tjera dobësojnë sistemin imunitar nëpërmjet hormoneve dhe kimikateve që çliron truri kur i përjeton ato. Por gjatë gjithë kohës pothuajse jemi të pavetëdijshëm për këtë gjë pasi thjesht nuk e shohim atë që po ndodh në qelizat tona!!!

Më duhet të shpjegoj që emocionet janë funksioni i parë i trurit. Më pas vijnë mendimet. Emocionet nuk i shmangim dot, por duhet të mësojmë në fillim t’i njohim, pranojmë dhe më pas të lejojmë proçesimin e tyre. Problemi është që askush nuk na e ka mësuar këtë gjë. Përkundrazi na kanë thënë të mos qajmë se jemi të rritur, të mos ndihemi të dobët, të trishtuar e kështu me rradhë. Pra, t’i shtypim emocionet tona!

Kur sëmuremi duhet të kuptojmë çfarë po ndodhte me botën tonë emocionale – emocionet tona përpara se të sëmureshim. Pse i kemi ndjerë ato emocione? Pse jemi ndjerë ashtu? Cilat janë limitimet tona që na bëjnë të ndihemi ashtu?

Për shembull, jeni në pritje të një interviste apo pas saj duke pritur një email, keni filluar një start up dhe ndjeni ankthin dhe pasigurinë se si do të shkojë; fëmija juaj po mbaron shkollën e mesme dhe jeni të shqetësuar për rrugëtimin e jetës; ndiheni të shqetësuar për marrëdhënien tuaj në çift, jeni duke udhëtuar me avion dhe ka turbulenca të forta; përjetuat tërmentin etj., etj. Shembuj pa fund. Të gjitha këto emocione lënë gjurmë në trupin tuaj duke e bërë atë të ketë nevojë për ndihmë, por ju ende nuk jeni të vetëdijshëm çfarë po ndodh. Dhe nuk është faji juaj! Kështu jeni rritur nga fëmijëria. Edhe unë dikur kështu jam ndjerë.

Lexo: 9 numrat e artë të një jete të shëndetshme

Çfarë duhet të bëni?

Hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm është rritja e vetëdijes. Të gjithë artikujt që shkruaj në blogun tim në faqen online apo mediat sociale janë një dritare drejt rritjes së vetëdijes tuaj. Por është e pamjaftueshme. Ju duhet të punoni me veten! Duhet të investoni tek vetja juaj! Ndiqni trajnime online apo në klasa, lexoni libra, dëgjoni audio dhe video ku trajtohen temat e njohjes dhe menaxhimit të emocioneve – rritjes së inteligjencës emocionale.

Një ushtrim i thjeshtë që do t’ju ndihmonte dhe që unë e përdor zakonisht është:

Kur ndiheni të ngarkuar emocionalisht bëjini pyetjen vetes pse po ndiheni ashtu. Shkaku nuk është jashtë jush, por mënyra se si ju i përgjigjeni situatës – programimi juaj nga e kaluara. Pranojeni që shkaku është brenda jush – vetëm atëherë do të jetë e mundur ta ndryshoni atë. Vëzhgoni mendimet tuaja, ndjesitë dhe lejojini këto të fundit të ndodhin pa i gjykuar ato. Duke i vëzhguar dhe lejuar ju keni mundësi të ulni intensitetin e tyre derisa të ndryshoni mënyrën se si i përgjigjeni situatave. Natyrisht kjo kërkon angazhimin tuaj por… a ka vlerë më të madhe se shëndeti juaj?

Nëse nuk investoni tek vetja juaj, KUSH DO TA BËJË PËR JU?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0