E gjithë QSUT në gjendje gatishmërie - Business Magazine Albania

E gjithë QSUT në gjendje gatishmërie


 

Pezullohen të gjitha lejet për stafet mjeksore ndërsa QSUT kalon në gjendje gadishmërie. Qendra spitalore Nënë Tereza (QSUT) ka kaluar në gjendje të plotë gatishmërie, në të gjithë pavionët e saj. Stafi mjeksor ka marrë udhëzime për të pezulluar lejet për stafet. Janë rikthyer ndërkohë në punë të gjithë punonjësit që ishin me leje 2019.

Pas gatishmërisë, pavionet në QSUT do të përcaktojnë stafe të infermierisë që do të shërbejnë tek infektivi. Mjekët dhe infermierët më të rinj do të jenë në vijën e parë të frontit dhe në varësi të situatës do të angazhohen shumica e burimeve njerëzore.

Tashmë kontrollet rutinë janë ulur ndjeshëm dhe janë pezulluar pjesërisht ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara. Numri i pacientëve rutinë vlerësohet të jetë përgjysmuar në shumë pavijone. Në pavijone nuk lejohet me shumë se një shoqërues për të sëmurët, përveçse me urdhër të veçante.

Pjesë e planit është edhe angazhimi i Spitalit Shefqet Ndroqi për të trajtuar rastet e rënda polmunare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0