E dini se cila është përgjigjia më e mirë për pyetjen: “Përse doni të punoni në kompaninë tonë?” - Business Magazine Albania

E dini se cila është përgjigjia më e mirë për pyetjen: “Përse doni të punoni në kompaninë tonë?”


Nëse keni aplikuar ndonjëherë për një punë, shanset më të mëdha janë që keni bërë nje intervistë dhe jeni pyetur “Përse doni të punoni në kompaninë tonë?”. Në 6 muajt e fundit kam marr në intervistë me shumë se 60 intervistues për të ndihmuar kolegët e mi në Universitetin e Oxford-it në përgatitjet e tyre gjatë intervistave në firmat më të mëdha dhe vura se një ndër arsyet kryesore pse njerëzit dështojnë është sepse nuk dinë t’i përgjigjen në mënyrë të saktë kësaj pyetje.

Gabimi më i zakonshëm
Më lejoni t’jua shpjegoj. Kur pyeteni: “Përse dëshironi t’i bashkoheni kompanisë tonë?”, çfarë mendoni, si një përgjigje? Ndoshta, “Unë dua të bashkohem për shkak se kompania ka një mjedis sfidues, mund të mësoj shumë dhe njerëz me aftësi të mëdha”. Ju ndoshta do t’i thoni se keni foluar me zotin X, i cili është një punonjës në firmë, dhe ai ju tha se kompania ishte një vend shumë i mirë për të punuar.

E pra, 90% e aplikantëve tuaj konkurrues do të thonë pikërisht këtë gjë në një formë apo tjetër. Pra, duke pasur këtë si përgjigjen tuaj, jo vetëm që do të bashkoheni me “tufën”, por e vetmja gjë që do të bëni është të lavdëroni kompaninë. Më besoni, burimet njerëzore e dinë se kompania është e madhe, kjo është arsyeja pse ai ose ajo u bashkua me firmën në fillim.

Pyetja është përse ju doni të bashkoheni me këtë firmë të madhe? Si e kuptoni ju këtë? Një përgjigje e thjeshtë është: “Siç e tregon edhe rezymeja ime, unë jam një person që i pëlqen sfidat dhe kjo kompani ofron një mundësi të madhe për të mësuar, me mundësi për të marrë pjesë në projekte ndikuese dhe sfiduese (përdorni zotin X të përmendur më parë që punon aty vetëm për të vërtetuar pretendimet tuaja të bëra në lidhje me mundësitë e firmës). Me këtë përgjigje, ju i komunikoni pse ju si person jeni tërhequr nga një kompani e tillë dhe që ofron mundësi të tilla.

Kini parasysh se kjo pyetje është për ju dhe jo për kompaninë. Po, ju duhet të flisni për oportunitetin që ju ofron kjo kompani për t’i lidhur gjërat së bashku, por duke u ndaluar vetëm në faktin që vlerësoni firmën, ju në të vërtetë nuk i përgjigjeni pyetjes dhe do të bëheni me të vërtetë i mërzitshëm dhe “i depresionuar” për intervistuesin : )

 

E-dini-se-cila-është-përgjigjia-më-e-mirë-për-pyetjen-business-mag

Burimi: linkedIn.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0