Hamburgerët gjithmonë kanë qënë ngjyrë bezhë, por jo më!
Një rrjet Australian me iniciativë i quajtur Ribs & Burgers kanë krijuar një plan të guximshëm për t’i kthyer të gjithë bukët e hamburgerëve në ngjyrë blu.
Të inspiruar nga ngjyra blu e thellë e lëkurës së ndryshueshme që kanë mutantët Mystique dhe Nightcrawler, krijimi promovon lançimin e disqeve Blu-ray (disqet blu që të gjithë i kemi parë) të X-men: Apocalypse.

Ajo që është për të ardhur keq, është fakti se këta hamburger janë në numër të pakët. Por australianët tanimë kanë patur rastin ti provojnë.
Një krijim interesant që të gjithë do të ishim kurioz t’a provojmë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto