Të bësh klientë përtej kufijve kohor dhe fizik! VirtualPro bën të mundur që biznesi juaj të qëndrojë lokalisht dhe të mendojë e veprojë globalisht.
Në një epokë ku teknologjia vetëm avancon, fotot dhe videot mbeten një mënyrë tradicionale e prezantimit të (aktivitetit) biznesit te klienti. Turi Virtual nga ana tjetër lejon klientët potencial të vizitojnë ambientet tuaja 360°, të njihen me aktivitetin produktet dhe çmimet e tyre, të bëjnë blerje në web-in tuaj drejtuar në mënyrë direkte nga infopoints pa qenë nevoja për kontakt fizik, madje edhe oraret kur bizneset qëndrojnë të mbyllura.
VirtualPro lindi për të sjellë risi në tregun vendas, me qëllimin kryesor ndryshimin e mënyrës sesi bizneset paraqesin ambientet dhe produktet e tyre para klientëve.
“Mirë se vini në të ardhmen” shprehet kompania dhe kanë plotësisht të drejtë!
Teknologjia e re e skanimit që VirtualPro zhvillon, lejon klientët tuaj potencialë të eksplorojnë ambientet/ pronat tuaja nëpërmjet internetit, me një përqasje në kufijtë e reales.
Në çdo moment të vizitës virtuale ndjesia është reale, sikur të ishin fizikisht brenda ndërtesës!
Turi virtual përmban foto panoramike, video, fotografi 360 °, plane skematike, planimetri, të cilat realizohen me rezolucion të lartë 4K HDR.
Falë kësaj, vizitorët mund të gjykojnë në mënyrë efektive madhësinë, hapësirën dhe dimensionet.
Kur flasim për risi e kemi fjalën edhe për aksesin që të gjitha turet viruale të realizuara nga VirtualPro, kanë nëpërmjet syzeve VR.
Llogaria juaj e biznesit në Google do të pasurohet!
VirtualPro është i pajisur me liçensë dhe pamjet e biznesit tuaj implementohen nga kompania edhe në Google Street.
Virtual Pro ka rezualizuar tashmë ture virtuale për: Kuvendin&Parlamenti i Shqipërisë, VEKO, Bibtex,Sezon Dekor, Hygeia, Fia Hopital, Kolegji Universitar “Qiriazi”, Brianza Dent, City Dent, LF Infissi, Insituti Demokrat Amerikan, Pierre Cardin Albania.
5 Arsyet kryesore pse Virtual Tour duhet implementuar në web-in e shkollës tuaj
1) Pas vizitës online vizitorët do të ndihen më rehat në ambientet tuaja
Duke u dhënë mundësinë vizitorëve të web-it tuaj të vizitojnë virtualisht shkollën apo universitetin tuaj, ata do të njihen me çdo ambient të tyre. Kjo është e rëndësishme, veçanërisht për studentët që jetojnë në qytete të tjera dhe nuk kanë mundësi të jenë fizikisht pranë objektit tuaj. Turi Virtual është një mundësi më shumë që ata të aplikojnë në institucionin tuaj.
2) Dallohu nga të tjerët.
Janë të pakta institucionet arsimore që kanë realizuar dhe implementuar ture virtuale në web-in e tyre. Në faqet e internetit të qendrave arsimore është më e zakonshme të shfaqen fotografi të ndërtesave të tyre ose informacion rreth kurseve që ofrojnë, por jo ture virtuale interaktive. Pse mos t’a përqafosh risinë ti i pari?!
3) Turi virtual nxjerrë në pah vlerat unike të qendrës tuaj.
Gjatë një turi virtual në internet, mund të shfaqni ambientet më të veçanta të shkollës tuaj. Edhe nëse ka shkolla të tjera në zonë që ofrojnë klasa ose kurse të ngjashme arsimore, nuk ka dyshim që ju do jeni superior.
4) Turet virtuale janë më tërheqëse sesa fotot.
Faqet e internetit të pajisura me tur virtual kanë më tepër angazhim se sa ato të cilat kanë në përmbajtje vetem foto dhe video të thjeshta. Turi virtual u jep vizitorëve mundësinë të shohin terrenin/ndërtesat/kampusin e shkollës dhe ata mund ta përfytyrojnë veten më mirë atje. Kjo do të jetë veçoria më interesante e faqes suaj të internetit për studentët e mundshëm ose prindërit e tyre.
Lexo: Tani më afër me ju. Një klik larg Virtual Tour
5) Shfaqja e një turneu virtual do të paraqesë shkollën dhe web-in tuaj në mënyrë profesionale.
Përdorimi i një turneu virtual në web e shkollës tuaj, do rrisë besueshmërinë për të. Do të tregojë se jeni mikpritës të studentëve të rinj, por gjithashtu se jeni serioz në lidhje me arsimin që ofroni. Turet virtuale konceptohen si cilësi e lartë, ashtu siç dëshironi dhe ju të portretizohet shkolla juaj.
Nëpërmjet turit virtual klienti viziton atë që dëshiron.
Po marrim si shembull turin virtual të realizuar për Kolegjin Universitar “Qiriazi”.
Prindërit po vizitojnë çdo cep të universitetit pa qenë fizikisht aty. Kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijës, duhet t’u ofrojmë siguri prindërve!
Gjithashtu u jep mundësi studentëve të rinj të njihen me ambientet e universitetit që pa filluar studimet.
Me fjalë të tjera, mund të bësh klientë pa qenë nevoja për takime, sepse VirtualPro merr përsipër të nxjerri në pah më të mirën nga ambienti juaj në mënyrën më profesionale.
Virtual Tour është Investim i përhershëm, që i kursen kohë klientëve tuaj dhe ul kostot për ju.
KURSE KOHË, UL KOSTOT
Për të lënë takimin tuaj kontaktoni në: 0676018182
Ju sugjerojmë të vizitoni faqen e web www.virtualpro.al për tu njohur konkretisht me punët e VirtualPro.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.