Dy vite nga miratimi i ligjit për kriptomonedhat/ Ende nuk janë nxjerrë udhëzimet e plota - Business Magazine Albania

Dy vite nga miratimi i ligjit për kriptomonedhat/ Ende nuk janë nxjerrë udhëzimet e plota

kriptovalutat

Hyrja në fuqi në vitin 2020 e ligjit për “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” ngjalli jo pak debate në atë kohë. Kjo lidhej me faktin se Shqipëria tashmë po rregullonte me ligj tregtimin e kriptovalutave dhe përpara shtrohej dilema nëse do arrinte t’i kontrollonte siç duhet duke evituar kështu pastrimin e parave në këtë kanal të ri.

Kontrolli dhe specifikat më të detajuara do të duhet të rregulloheshin me akte shtesë rregullatorë të cilët ende sot nuk janë të plotësuar tërësisht. Në projektrezolutën e Kuvendit për aktivitetin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, pika dy e saj ndalet pikërisht tek plotësimi i kuadrit ligjor që mundon.

Kuvendi ka kërkuar që AMF “të miratojë brenda vitit 2022, aktet rregullatore në zbatim të ligjit nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë si dhe të intensifikojë bashkëpunimin me autoritetet rregullatore ndërkombëtare për marrjen e eksperiencave më të mira për këtë treg”.

Lexo edhe: Dyshim për pastrim parash me kriptomonedha, Braçe: AMF të mos qëndrojë neutrale. Duhen licencime dhe denoncime

Një kujdes i shtuar në këtë drejtim është theksuar edhe nga Moneyval që në raportin vjetor të tij theksonte se Shqipëria nuk përparoi shumë në drejtim të masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe këtu kishte parasysh edhe standardet e reja të aplikuara për asetet virtuale.

Vetëm në nëntor të vitit të kaluar, Bordi i AMF miratoi dy rregulloret e para në zbatim të këtij ligji, “Për mjaftueshmërinë e kapitalit dhe fondet e veta të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” dhe “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si agjent i tokenit digjital”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0