Dy punonjëset protestuan në përvjetorin e 50-të, Microsoft i push... - Business Magazine Albania

Dy punonjëset protestuan në përvjetorin e 50-të, Microsoft i pushoi nga puna

Besoj shumë prej nesh kujtojnë titujt për 50-vjetorin e Microsoft, një arritje që padyshim fsheh sfida pas e shumë punë për të ardhur deri tek ajo ditë.  Në fakt kjo festë u shoqërua edhe me dy pushime nga punë të dy punonjëseve që protestuan gjatë eventit festiv ditën e premte në selinë qendrore në Redmond, Washington.

Lexo gjithashtu: Microsoft mbush 50 vjeç!

Ibtihal Aboussad ndërhyri gjatë një fjalimi të mbajtur nga Mustafa Suleyman, drejtori i inteligjencës artificiale për konsumatorët në Microsoft, duke e akuzuar publikisht kompaninë për bashkëpunim me ushtrinë izraelite në konfliktin në Gaza. Më vonë, Vaniya Agrawal ndërpreu një sesion pyetje-përgjigjesh ku merrnin pjesë drejtori aktual i Microsoft, Satya Nadella, dhe paraardhësit e tij, Bill Gates dhe Steve Ballmer.

Lexo gjithashtu: Microsoft feston 50-vjetorin/ Sfida për të fituar të renë dhe të ardhmen e AI

Të dyja u nxorën jashtë nga stafi i sigurisë në një tendë të ngritur për eventin në fushat sportive të kampusit.

Akuza për “sjellje të papërshtatshme”

Microsoft i komunikoi Aboussad se punësimi i saj u ndërpre për “akte të papërshtatshme dhe të provokuara”. Në anën tjetër, Agraëal, e cila kishte paralajmëruar largimin nga kompania më 11 prill, u njoftua nga Microsoft se dorëheqja e saj do të hynte në fuqi menjëherë.

Kompania nuk ka dhënë koment zyrtar lidhur me ngjarjen.

Gjatë protestës së saj, Aboussad i bërtiti Suleyman-it:

“Mustafa, turp të kesh. Thua se AI-në do ta përdorni për të mirën, por Microsoft shet armë të bazuara në AI për ushtrinë izraelite. 50 mijë njerëz kanë vdekur.”

Suleyman u përgjigj me qetësi:

“Faleminderit për protestën. Të dëgjova.”

Të dyja punonjëset punonin si inxiniere softuerike dhe janë të lidhura me grupin “No Azure for Apartheid”, i cili proteston kundër shitjeve të teknologjisë së Microsoft (Azure) për ushtrinë izraelite.

Pas incidentit të së premtes, ato thanë për Bloomberg se humbën qasjen në llogaritë e tyre të emailit dhe komunikimit të brendshëm të kompanisë.

Ngjarja ka nxitur diskutime për lirinë e shprehjes në vendin e punës, sidomos në kompani të mëdha teknologjike që janë gjithnjë e më shumë të përfshira në çështje globale politike dhe etike.

Bloomberg

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0