Dy akademitë që ofrojnë trajnime në fushën e sipërmarrjes dhe marketingut dixhital

Dy akademitë që ofrojnë trajnime në fushën e sipërmarrjes dhe marketingut dixhital


Të marrësh përsipër të mësosh të tjerët, e mbi të gjitha t’i formosh profesionalisht është përgjëgjesi dhe një mision. Të njëjtën gjë kanë zgjedhur të bëjnë Suela Bala dhe Jolanda Ymeri. Ndonëse janë të reja në moshë kanë guxuar të hedhin një hap të madh, të trajnojnë të rinjtë në fusha të ndryshme.

Thelimi i njohurive nuk është i “dëmshëm” për askënd, madje të përvetësosh njohuritë e tua është një më e mirë që mund të bësh për veten. BusinessMag.al ka patur shpesh në fokus këto akademi, dy ndër ta janë Link Academy Albania me CEO Jolanda Ymerin dhe Junior Achievement of Albania men CEO Suela Balajn.

Jolanda Ymeri është CEO e Link Academy Albania. Ky është një fondacion i krijuar me qëllim  arritjen sa më lart në botën e teknologjisë dhe marketingut dixhital. Link Academy ofron trajnime 1 mujore dhe 6 mujore falas për 6 module. Përkatësisht këto trajnime ofrohen në: Google ads, Social media management, WordPress, Front End Developer, Back End, Graphic Design. Ideja e krijimit të kësaj akademie lindi për të plotësuar kërkesat që ka tregu shqiptar në këtë fushë. Fokusi kryesor i Link Academy është t’u ofrojë të rinjve mundësi trajnimi profesional në fushat e marketingut dixhital, web development dhe graphic design.

Lexo: Link Academy, akademia shqiptare që ofron kurse falas

Suela Bala në akademinë e saj Junior Achievement of Albania, zgjodhi të bënte trajnime mbi sipërmarrjen, edukimin financiar dhe këshillimin e karrierës. Programi i saj u mëson të rinjve si të krijojnë biznese, të cilat gjenerojnë vende të reja pune. Misioni i Junior Achievement of Albania është të nxisë dhe të mbështesë edukimin ekonomik dhe sipërmarrjen tek të rinjtë shqiptarë dhe me projektin e ndërmarrë me shkollat e mesme duket se po e arrin këtë. Gjithashtu modulet JA janë pjesë e lëndëve me zgjedhje për shkollat e mesme. Programi përfshin 93 shkolla dhe më shumë se 150 klasa, në të cilat zhvillohen dy modulet më të njohura të JA ‘’Drejtues për një Ditë’’ & Kompanitë e Nxënësve’’.

Lexo: Suela Bala: “Junior Achievement of Albania, rruga drejt krijimit të sipërmarrësve të së nesërmes”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0