Dubai mirëpret 5.31 milionë turistë në tremujorin e parë të vitit 2025 - Business Magazine Albania

Dubai mirëpret 5.31 milionë turistë në tremujorin e parë të vitit 2025

Dubai mirëpret 5.31 milionë turistë në tremujorin e parë të vitit 2025
~4 minuta lexim

Dubai ka regjistruar një rritje vjetore prej 3% të numrit të vizitorëve ndërkombëtarë, duke arritur në 5.31 milionë turistë gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, sipas të dhënave nga Departamenti i Turizmit dhe Marketingut të Tregtisë në Dubai (DET). Gjatë vitit 2024, qyteti priti gjithsej 18.7 milionë turistë ndërkombëtarë, duke shënuar një rritje prej 9% në krahasim me një vit më parë.

Evropa Perëndimore ishte tregu më i madh burimor për Dubain, me 1.15 milionë vizitorë që përbënin 22 për qind të totalit. Pas saj renditen CIS dhe Europa Lindore me 891,000 vizitorë (17 për qind), si dhe vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) me 772,000 vizitorë (15 për qind). Azia Jugore dhe tregjet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut ishin ndër pesë tregjet kryesore për Dubain, me përkatësisht 752,000 (14 për qind) dhe 620,000 vizitorë (12 për qind). Rajonet e Azisë Verilindore dhe Juglindore sollën 474,000 vizitorë në qytet, pasuar nga Amerika me 374,000 vizitorë, Afrika me 197,000 dhe Australia me 78,000 vizitorë.

Turizmi, motor kyç për zhvillimin ekonomik

“Rritja e qëndrueshme e sektorit të turizmit është thelbësore jo vetëm për ndikimin e saj ekonomik, por edhe si një rrugë për të tërhequr investime, talente dhe biznese në qytet,” u shpreh Issam Kazim, drejtor ekzekutiv i Departamentit të Turizmit dhe Marketingut të Tregtisë në Dubai. Gjatë një eventi të zhvilluar para Panairit Ndërkombëtar të Udhëtimit Arab (Arabian Travel Market), Kazim deklaroi se Dubai është në një pozicion të favorshëm për të përballuar sfidat ekonomike globale falë eksperiencës dhe pozicionit gjeografik strategjik. “Jam i bindur se Dubai është shumë mirë i pozicionuar për të përballuar çdo valë. Qasja jonë e diversifikuar për promovimin e destinacionit na ndihmon shumë në këtë drejtim,” shtoi ai. Sipas Kazim, ndonëse disa tregje mund të ndikohen më shumë sesa të tjerat, udhëtimi mbetet i domosdoshëm për zhvillimin e bizneseve. Ai theksoi gjithashtu se mund të ketë ndryshime në mënyrën e udhëtimit, me njerëzit që mund të zgjedhin pushime më të shkurtra ose më të rralla, por me qëndrime më të gjata.

Lexo edhe:Amazon nis satelitët e parë të Kuiper, sfidon Starlink!

Synime ambicioze për të ardhmen

Dubai synon të rrisë numrin e turistëve, kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre, shpenzimet, kontributin në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) dhe numrin e vizitave të përsëritura. Sektori i mikpritjes vijoi të performojë fuqishëm gjatë janarit deri në mars. Gjatë kësaj periudhe, tarifa mesatare ditore (ADR) u rrit me 2 për qind në bazë vjetore duke arritur në 647 dirhemë, ndërsa numri i netëve të zëna arriti në 11.19 milionë dhe të ardhurat për dhomë të disponueshme (RevPAR) shënuan 528 dirhemë. Për krahasim, vitin e kaluar RevPAR mesatar ishte 42 dirhemë, ndërsa ADR ishte 538 dirhemë. Në kuadër të agjendës ekonomike afatgjatë, Dubai synon të renditet ndër tre qytetet më të mira në botë gjatë dekadës së ardhshme dhe të dyfishojë ekonominë e tij deri në vitin 2033, duke theksuar zhvillimin e sektorëve jo të lidhur me naftën si turizmi, aviacioni, mikpritja, teknologjia dhe tregtia. Për tërhequr më shumë turistë, Dubai po thjeshton procedurat e vizave dhe po përmirëson infrastrukturën. Vetëm vitin e kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait (DXB) priti një rekord prej 92.3 milionë pasagjerësh, me një rritje vjetore prej gati 6%. Për të përballuar këtë fluks, Dubai po zgjerohet edhe me aeroportin e dytë, Al Maktoum International Airport (DWC), ku është planifikuar ndërtimi i një terminali prej 35 miliardë dollarësh që, pas përfundimit, do të ketë kapacitetin për të përpunuar 260 milionë pasagjerë në vit.

the national

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është asgjë. E rëndësishme është që të kesh besim te njerëzit.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0