Dubai është duke ndërtuar gradaçelin e parë që rrotullohet - Business Magazine Albania

Dubai është duke ndërtuar gradaçelin e parë që rrotullohet


E ardhmja po vjen dhe kjo e gjitha lidhet me pamjen 360°.

Dubai ka në plan të ndryshojë eksperiencën tuaj të pamjeve 360° përtej videos duke ndërtuar “qiellgërvishtësen” e parë në botë që do të rrotullohet, deri në vitin 2020.

Qyteti inovativ i Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila ka edhe synimin për t’i sjellë botës “hyperloop-in” e saj të parë, nuk është i huaj për teknologjinë “cutting-edge”.

Dynamic Tower“, e cila u propozua në vitin 2008 nga arkitekti izraelito-italian David Fisher, do të shfaqë 80 kate që rrotullohen dhe kjo do e bëj pamjen e ndërtimit sikur ajo është në lëvizje të vazhdueshme.

Jo për ta përmendur se do të ketë pamje të mahnitshme.

Çdo kat i ndryshëm do të rrotullohet 360° dhe do të lëviz në mënyrë të pavarur, kështu që rezidentët mund të kontrollojnë shpejtësinë e tyre ose mund të vendosin për të ndaluar lëvizjen me disa komanda të thjeshta zanore. Sa kushton?

… 30 milionë $ për një apartament …

Një pjesë shumë e rëndësishme në kullën revolucionare është se ju do të jeni në gjendje të shihni lindjen e diellit dhe perëndimin nga e njëjta dritare.

Burimi: mashable.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0