Dua Lipa viziton Shqipërinë, në fokus rindërtimi i kopshtit të ri në Tiranë “Sunny Hill Kindergarten” - Business Magazine Albania

Dua Lipa viziton Shqipërinë, në fokus rindërtimi i kopshtit të ri në Tiranë “Sunny Hill Kindergarten”

rindërtimi i kopshtit

Fituesja e shumëfishtë e çmimeve “Brit Awards” dhe “Grammy”, artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa duket se ka krijuar një lidhje të veçantë me Tiranën pas vizitës së saj. Përpos kopshtit të rindërtuar për fëmijë që do të mbajë emrin e fondacionit të saj “Sunny Hill”, artistja me famë botërore ka paralajmëruar një projekt muzikor në Tiranë gjatë vitit të ardhshëm.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj, Dukagjin dhe Anesa Lipa, motra Rina dhe vëllai Gjini, si dhe nga i fejuari i saj, Anwar Hadid. Lipa është takuar me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Në takimin e mbajtur në mjediset e Bashkisë, Veliaj falenderoi këngëtaren 25-vjeçare për ndihmën e saj në rindërtimin e Kopshtit 42, i cili ishte dëmtuar nga tërmeti i para dy vjetëve. Në mënyrë simbolike, ai i ka dhuruar Lipës një targë të personalizuar “Dua 100 TR”, për të cilën ka thënë me humor se është “një mënyrë për ta hapur rrugën më lehtë në çdo postbllok e semafor”.

Gjithashtu, edhe vetë këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj një njoftim në gjuhën angleze, ku ka bërë me dije se “Sunny Hill Kindergarten” do të hapet në shtator. Ajo e ka vlerësuar si nder vizitën në Tiranë për t’i parë nga afër punimet e ndërtimit të këtij kopshti.

“Një nder që jam sot në Tiranë – Shqipëri dhe po shoh punimet për “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit më 2019 dhe me ndihmën e të gjithë juve që bletë bluzat tona ‘Pray for Albania’ që e krijova me miqtë e mi, unë dyfishova fondet që mblodhëm dhe ato para do të shkojnë për mobilimin e gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam mirënjohëse që jam sot këtu me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën gjatë këtij procesit. Hapja e kopshtit do të bëhet në 15 Shator 2021. Faleminderit Shqipëri.”

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se cilat janë planet e Dua Lipës për organizimin e festivalit Sunny Hill në Shqipëri. Qëllimi i realizimit të këtij festivali është që të mblidhen para për Fondacionin Sunny Hill.

Suksesi i madh u pa që në vitin e parë në Prishtinë pasi pati më shumë se 18 mijë të pranishëm. Aty pati të ftuar artistë nga Shqipëria, Kosova por edhe emra të tjerë të njohur të muzikës, edhe të tjerë me famë ndërkombëtare si Action Bronson dhe Martin Garrix. Ndërsa vitin e dytë, surpriza ishte artistja me famë botërore, Miley Cyrus apo dhe Dj i njohur ndërkombëtar Calvin Harris.

Dua këto ditë në Shqipëri i ka shfrytëzuar edhe për eksplorimin në disa nga qytetet shqiptare dhe ka shijuar disa ditë në bregdetin jugor të vendit.

Dua ka vizituar muzeun e Krujës, Butrintin, si dhe disa nga plazhet e Sarandës, ku ka qenë në shoqërinë e familjes, miqve dhe të dashurit të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0