Dua.com blen aplikacionin e takimeve spotted.de dhe mbyll raundin e investimeve prej 4 milionë dollarësh - Business Magazine Albania

Dua.com blen aplikacionin e takimeve spotted.de dhe mbyll raundin e investimeve prej 4 milionë dollarësh

Aplikacioni i takimeve online dua.com po zgjeron më tej vizionin për lidhjen e migrantëve ndërkombëtarë, emigrantëve dhe komuniteteve të diasporës. “Dua” bleu aplikacionin gjerman të takimeve “Spotted.de” dhe ka kombinuar platformat me njëra-tjetrën të cilat tashmë kanë mbi 5 milionë përdorues të regjistruar.

Lidhja e anëtarëve të çdo komuniteti bazuar në vlerat e tyre, origjinën ose gjuhën e përbashkët – është misioni kryesor i dua.com. Platforma u mundëson njerëzve të lidhen dhe të krijojnë të gjitha llojet e marrëdhënieve: takime, miqësi dhe lidhje biznesi.

Me seli në Zyrih (CH), dua.com nisi rrugëtimin e saj në fund të vitit 2019. Filloi duke rilidhur shqiptarët, komunitetin e parë të fragmentuar globalisht me një diasporë të madhe.

Lexo edhe: Startup-i me themelues shqiptar, KODE Labs, siguron një financim prej 8 milionë dollarë në Venture Capital

Me një ekip fillimisht të vogël, dua.com iu bashkua inkubatorëve të shumtë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, përkatësisht Harvard Innovation Labs, Uplift Europe dhe Innovation Center Kosovo, për të nisur risinë dhe nxitur mendjemprehtësinë e biznesit.

E pajisur me prova të konceptit të biznesit dhe rrjedha të ndryshme të të ardhurave, dua.com filloi një udhëtim global duke shkallëzuar zgjidhjen e saj aktuale në komunitete të mëdha në Evropën Perëndimore.

Për të lehtësuar vizionin global, kompania bleu Spotted.de, aplikacionin e takimeve online me kryefjalë vendndodhjen dhe takimet e rastësishme në jetën reale, i cili ka tërhequr miliona përdorues nga vendet gjermane dhe frëngjishtfolëse. Spotted ka mbledhur 15.3 milion dollarë në financimin e Seed dhe Series A deri më tani.

Sipas Valon Asani, CEO i dua.com, sinergjia e përbashkët mes dua.com dhe Spotted do t’i mundësojë kompanisë të fitojë avantazhin teknik dhe ekonomik nga Spotted së bashku me bazën e saj të përdoruesve, duke rritur kështu të ardhurat e përgjithshme dhe duke vendosur bazën në tregun DACH.

“DUA adreson një nevojë themelore, por ende të paplotësuar për shumë komunitete të shpërndara globalisht. Këto Komunitete Ndërkombëtare Migrante janë të fragmentuara dhe të shkëputura. Misioni ynë është t’i rilidhim ato, kudo që janë. Nga kudo në çdo vend, respektivisht nga hiper-lokal (Spotted) në super global (dua.com). – Valon Asani, CEO dua.com

“Jemi shumë të lumtur që bashkojmë forcat me ekipin kompetent të dua AG dhe Valonin për ta çuar aplikacionin në nivelin tjetër dhe për të sjellë edhe më shumë njerëz së bashku, në përputhje të përsosur me filozofinë e Spotted për ‘përhapjen e Dashurisë.” – Nik Myftari – Themeluesi i  Spotted.de dua.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0