Ambiciet e Amazon për të ndërtuar një dron për shpërndarjen e produkteve do të kenë një efekt anësor: ata do të krijojnë sasi të paimagjinueshme të dhënash.
Vendndodhja ajrore, të dhënat e hartës, analiza e produkteve të blera janë disa nga të dhënat që mund të përfitohen nga shpërndarja me dron. Amazon tashmë po mendon se si mund t’i kthejë ato në avantazhin e saj.
Lexo: Amazon sapo bëri shpërndarjen e parë me dron
E thënë thjeshtë. Dronët e Amazon mund të analizojnë shtëpitë e klientëve të saj kur bëjnë dërgesat dhe më pas do të përpiqen t’i shesin atyre produkte dhe shërbime bazuar në atë që “shohin”.
Një shembull që Amazon jep është se ai mund të rekomandojë një shërbim të riparimit të çatisë nëse ai sheh ndonjë problematikë.
“Kompjuterat mund të analizojnë të dhënat dhe të identifikojnë se çatia e lokacionit është në gjendje të keqe dhe ka nevojë për shërbim. Më pas, ata mund të ofrojnë një rekomandim për konsumatorin në lidhje me problematikën që ata kanë pikasur në shtëpinë e tyre.
Lexo: Përse të rinjtë sot nuk blejnë dot një shtëpi?
“Mjetet ajrore pa pilot mund të kapin të dhëna më anën e videove. Kompjuterët mund të shfrytëzojnë teknikat e njohjes së imazhit dhe/ose videos për të identifikuar se pemët kërkojnë shërbim.
Këto rekomandime ose reklama, varet se si ju i shikoni ato mund të dorëzohen me anën e postës elektronike, mesazheve në celular ose me anë të një njoftimi në llogarinë tuaj në Amazon.
Burimi: inc.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.