Vera solli një lajm të mirë për kreditë. Gjatë muajit korrik, për herë të parë për këtë vit u rrit financimi në total dhënë nga bankat. Financimi në total arriti gati 533 miliardë lekë, duke u shtuar me 2.5 miliardë lekë në vetëm një muaj, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Krahasuar me një vit më parë, vlera e financuar në total në ekonomi mbetet më e ulët, ku ndikimin kryesor vlerësohet ta ketë dhënë fshirja e disa kredive të humbura (kredi për të cilat bankat i kanë humbur shpresat se do të arkëtojnë pagesa). Ndaj një viti më parë financimi është 2.3% më i ulët.
Lexoni: Individët, të preferuarit e bankave në financim për banesa e konsum
Bizneset vijojnë të qëndrojnë e të mbahen larg nga Bankat. Vetë sipërmarrjet nuk janë optimiste për të marrë borxhe të reja, por edhe bankat vijojnë t’i shohin me mosbesim të mjaftueshëm sa për tu hapur dyert e financimit.
Megjithatë, Sipas BSH-së, në Korrik u rrit financimi i bizneseve e më shumë ai i individëve për individët huaja e dhënë ishte 5% më shumë se një vit më parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto