Tashmë bizneseve u ka ngelur vetëm 1 ditë kohë , për të aplikuar për punonjësit e tyre që të marrin pagën e luftës, në të kundërt pas datës 5 qershor do të gjobiten. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron punëdhënësit që do të sanksionohen dhe punonjësit do ta marrin pagën direkt në llogari. Nëse pronarët nuk aplikojnë ata do të gjobiten me nga 50 mijë lekë për secilin punonjës.
“Të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre, nuk do jenë subjekt i këtij penaliteti”, njoftoi DPT.
Lexoni: Paga e luftës, zgjerohet lista e përfituesve
Ndërkohë sipas Tatimeve nga dy paketat financiare si për atë 26 mijë lekë për tre muaj, ashtu edhe për atë 40 mijë lekë kanë përfituar që prej datës 1 Prill deri në 2 Qershor, 73 mijë 830 biznese dhe 187 mijë 437 punonjës.
Deri më 2 qershor sipas të dhënave të tatimeve e kanë marrë pagën 40 mijë lekë 122 mijë e 473 punonjës.