Drejt teknologjisë 5G, Telekom Albania investon 170 milionë euro në bashkëpunim me Ericsson - Business Magazine Albania

Drejt teknologjisë 5G, Telekom Albania investon 170 milionë euro në bashkëpunim me Ericsson


Telekom Albania i ka besuar gjigantit Erikson modernizimin e rrjetit të transmetimit. Një projekt me vlerë investimi rreth 170 milionë euro është lancuar në Tiranë.

Një marrëveshje e konceptit “One Vision” parashikon një plan investimi për rrjetin dhe teknologjinë e informacionit të Telekom Albania. Plani 5 vjeçar i investimeve u bë i ditur në një takim të bordit të drejtorëve.

Telekom ndërmerr transformimin e thellë teknologjik e operacional të Telekom Albanian, duke e mbështetur këtë projekt me një investim prej 170 milionë euro. Bashkëpunimi me Ericsson është rrënjësor në këtë proçes transformues.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë, Ericsson do të rrisë kapacitetet e Telekom Albania në nivelin GIGABIT LTE, duke u përgatitur për teknologjinë 5G, përmes pajisjeve të reja të transmetimit Ericssson.

Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania Emil  Georgakiev tha se, “ne besojmë se rinovimi i plotë i rrjetit dhe modernizimi i tij është mënyra e duhur për ta filluar këtë udhëtim. Ne synojmë t’i sigurojmë një përvojë superiore klientit. Eksperienca ndërkombëtare e Ericsson na bën të besojmë se projekti do të finalizohet në kohë me cilësi absolute”. Ky bashkëpunim në investime pritet të sjell ndikim të madh në nivel kombëtar, por edhe ndërmjet bizneseve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0