Drejt listimit në bursë. Vitin e ardhshëm pritet listimi i kompanive të para

Drejt listimit në bursë. Vitin e ardhshëm pritet listimi i kompanive të para


 

Prej vitesh flitet tashmë për nevojën apo jo të një burse, ndërsa një kompani jo financiare siç është “DigitAlb”, është e fundit që emetoi obligacione. Duhet të theksojmë që në fillim se bëhet fjalë për një ofertë private, pra një ofertë, ku aksionerë, (përmes blerjes së obligacioneve) mund të bëhet një numër i kufizuar operatorësh, kryesisht kompani financiare apo fond pensionesh.

Siç thotë edhe drejtuesi i bursës së re të krijuar në vend “ALSE”, Artan Gjergji, emetimi i titujve nga biznesi privat nuk është risi. Si një praktikë ka nisur në vitin 2012, me emetimin e obligacioneve të Bankës Credins, ndërsa ligji është prej 2008-ës. Credins emetoi obligacione në vitin 2012, kur banka kishte nevojë për rritje kapitali dhe emetoi obligacione korporate me ofertë private.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Credins ka emetuar disa herë obligacione korporate, ashtu si edhe tre subjekte të tjera: Fondi “Besa”, Balfin Group dhe “Noa”.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 51 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania.  Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

Ekspertët thonë se bizneset po maturohen e po shkojnë drejt një tjetër alternative financimi, ndërsa nga ana tjetër edhe tregu po krijohet.

“DigitAlb” mund t’i ishte drejtuar bankës për financim, por zgjodhi një mundësi më të gjerë financimi. Oferta vlerësohet të jetë mbyllur me disa institucione financiare. Çka nënkupton që obligacionet nuk janë në duar të kompanive të vogla, apo më tepër akoma të individëve.

 

Artan Gjergji, drejtues i “ALSE” shpjegon për Businessmag.al, se individët ende nuk mund të bëhen aksionerë në një kompani. Ai tregon se “ALSE” ka marrë liçencën, por aktualisht e ka të pamundur të listojë kompani, pasi mungon infrastruktura e tregut. Më konkretisht mungon një institucion i specializuar që quhet Depozitar Titujsh (hipoteka e titujve), e cila do të pasqyrojë ndryshimet e përditshme në pronësinë e titujve (aksione, obligacione korporate etj.).

“ALSE ka marrë liçencë të plotë, për të tregtuar të gjithë gamën e titujve. AMF ka kufizuar me vendim bordi tregtimin në tituj të tjerë përveç titujve të qeverisë për vitin e parë, pasi mungon Depozitari i Titujve, që të mbajë të dhënat e pronësisë së titujve,” thotë Gjergji.

Së fundi vlerësohet të jetë në proces ngritja e një kompanie të tillë. Kompania duhet të kalojë në sitën e AMF-së dhe më tej të fitojë besimin e bursës, duke ofruar një infrastrukturë të sigurtë teknolgjike për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave.

“Kushtëzimi nga arkitektura e tregut, ka bërë që deri më tani të zhvillohet oferta private,” thotë Gjergji.

Lexoni: Bursa ALSE tregton obligacione thesari në euro

Në këtë rast kompanitë nxjerrin në shitje obligacione për jo më shumë se 100 blerës (kompani klientë në këtë rast). Mbi 100 blerës, oferta është publike dhe në këtë pikë, me ligj kërkohet që titujt të listohen në bursë. Kështu, investitorët që kanë në dorë titujt, kanë një dritare likuiditeti dhe mund ta tregojnë në çdo kohë.

Shenjat e para të një burse të mirëfilltë pritet të shfaqen vitin e ardhshëm. Operatorët në tregun financiar thonë se ka interes nga kompanitë dhe disa prej tyre janë maturuar e kanë mundësi të tregtojnë. Kompanitë e para që mund të prekin terrenin e financimit me ofertë të hapur, janë kompanitë që tashmë kanë përvojë në emetimin e obligacioneve me ofertë private.

Lexoni: Albanian Stock Exchange, bursa e parë private shqiptare do të nisë punën në fund të vitit

Megjithatë, nuk është çudi që të tjera kompani të çajnë tregun. E tillë është OSHEE. Nuk po flasim këtu për kritere të plotësuara apo jo, por nisur nga një deklaratë e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e strategjisë së sektorit energjitik. Ai tha: “Shpresoj që deri në fund të këtij viti të jemi gati që t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë mundësinë e pjesëmarrjes si aksionerë me qëllim që vitin e ardhshëm kompania të kthehet në një kompani, ku pjesëmarrja masive e qytetarëve si aksionerë do të ketë një benefit reciprok”. Rama tha gjithashtu se në pak vite do të ketë një liberalizim 100% të tregut të energjisë.

Një deklaratë publike së fundi ka ardhur edhe nga presidenti i Grupit “Balfin”. Në një deklaratë në media Samir Mane tha se, shumë shpejt do të përmbyllim dokumentet për të siguruar listimin në bursë dhe t’u japim të drejtë të gjithë qytetarëve të bëhen aksionerë të “Balfin Group”.

Artan Gjergji thotë se me krijimin e strukturave të tregut (pra depozitarit të titujve) kontaktet e para do t’i zhvillojë me kompanitë që kanë emetuar tashmë, por edhe shumë të tjera që plotësojnë kriteret për t’u listuar në Bursën “ALSE”.

“ALSE” mund t’u propozojë që çdo emetim i radhës të bëhet përmes bursës dhe jo me ofertë të kufizuar (siç është ajo private).

Ne do të kemi dy-tre tregje, thotë Gjergji, duke theksuar se do të ketë dhe një treg për kompanitë që kanë shitur obligacione më parë. Në këtë rast, flitet për mundësinë e tregtimit të titujve tashmë të blerë (nëse klienti është interesuar ta tregtojë, para afatit të përcaktuar nga kompania).

/Artikulli u publikua më parë në faqen 51 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0