Drejt digjitalizimit mbi 400 objekte, pasuri kulturore të sekuestruara - Business Magazine Albania

Drejt digjitalizimit mbi 400 objekte, pasuri kulturore të sekuestruara

Digjitalizimi është ndër prioritetet e Shqipërisë dhe Rajonit të Ballkanit. Pjesë e kësaj jnë dhe objektet kulturore. Së fundi, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se përmes një postimi në mediat sociale se, ka nisur puna për digjitalizimin e mbi 400 objekteve, të vlerësuara si pasuri kulturore, të cilat janë sekuestruar nga operacione të ndryshme policore.

Nis puna për digjitalizimin e mbi 400 objekteve të sekuestruara të vlerësuara si pasuri kulturore në laboratorin që shërben për digjitalizimin e objekteve që do t’i nënshtrohen restaurimit, e që sot gjenden në muze dhe site arkeologjike”, tha ai.

Pjesë e postimit janë dhe fotot e disa prej objekteve që do të digjitalizohen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0