Drejt 5G? Huawei përfshihet në programet 5G të BE-së - Business Magazine Albania

Drejt 5G? Huawei përfshihet në programet 5G të BE-së


Europa po e rrit fokusin e saj me 5G dhe kjo do të realizohet me lancimin e fazës së parë të programit prej 3.5 miliardë eurove (($3.9 miliardë) – Public Private Partnership Program.

Prodhuesi kinez Huawei do të luajë një rol kyç në këtë projekt duke pasur si qëllim thellimin e kërkimeve në aspektin 5G të Europës si dhe bashkëpunimin global për të arritur një rrjet infrastrukturor me një kapacitet wireless 1,000 herë më të lartë si dhe lidhje interneti të sigurtë, të besueshem dhe pa humbje kohe në vitin 2020.
Pothuajse e gjithë shuma prej 3.5 miliardë eurosh do të vijë nga investimet private dhe do të mbështetet nga 700 milion Euro ($7.7 million) investim nga Bashkimi Europian.

BE beson se kërkimet do të çojnë në një qytet më të zgjuar, shëndetësi elektronike, transport, arsim dhe argëtim inteligjent si dhe tregje mediatike.

Huawei është anëtare e bordit të Shoqatës së Infrastrukturës 5G dhe ajo kontribuon me burimet e saj tek shumë nga projektet e përparuara nën  programin “Horizon 2020 Framework Programme.”

“Arritja e aleancave të frutshme do të jetë kyç për të na sjellë më pranë në transformimin e vizionit tonë 5G në një standard global. Europa ka një potencial të madh në mbështetje të zhvillimit të 5G për ti përmbledhur këto përpjekje në një federatë dhe 5G-PPP është një ilustrim i mirë e kësaj përqasje,” tha Dr. Wen Tong, Huawei wireless CTO.

Huawei do të jetë një kontribues kryesor në 4 nga 5 aspektet kyçe të 5G. “Huawei është duke investuar në përpjekje të mëdha në fushën e kërkimit për ta realizuar këtë teknologji,” thotë Dr. Tong.

Huawei, gjithashtu po bashkëpunon me  5G innovation center të Surrey, Britani e Madhe për kërkimet në fushën e 5G ndërsa ka lancuar 5G Vertical Industry Accelerator në Mynih.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0