Dr. Vasil Llajo: “Nuk do të rresht së ngulmuari për fjalën e fundit të shkencës në shëndetësi” - Business Magazine Albania

Dr. Vasil Llajo: “Nuk do të rresht së ngulmuari për fjalën e fundit të shkencës në shëndetësi”

Vasil Llajo

HISTORIKU, SI LINDI IDEJA PËR TË THEMELUAR RRJETIN E LABORATORËVE INTERMEDICA

Në dhjetor të vitit 1994, Dr. Vasil Llajo u bë nismëtari i një projekti ambicioz dhe të guximshëm: gjatë një vizite në Erlangen, Gjermani, në degën qendrore të Siemens AG, ku prodhohen pajisje mjekësore, ndër të cilat edhe skaneri, në sallën dedikuar klientëve nga gjithë bota, në një hartë të madhe në mur, vendet e pajisura me skaner ishin të ndriçuara, ndërsa Shqipëria qëndronte në errësisë. Pas instalimit të skanerit të parë në Shqipëri nga Dr. Vasil Llajo, në hartën e Siemensit u ndez një dritë e kuqe për Shqipërinë dhe ajo nuk ishte më një pikë e errët.

Instalimi i skanerit të parë ishte një sukses për mjekësinë shqiptare sepse përdorimi i tij shënoi një ndryshim parësor në mjekësinë shqiptare, e cila kaloi nga diagnostikimi nëpërmjet simptomave klinike, në atë me imazheri. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, por edhe të plotësimit të kësaj qendre me diagnostikën laboratorike, u hodhën bazat për krijimin e një laboratori modern sipas standardeve evropiane. Laboratori Intermedica u themelua në qershor të vitit 1996, falë dëshirës së fortë të Dr. Vasil Llajo për të sjellë një risi në panoramën mjekësorë private. Intermedica është laboratori i parë privat si pionier i këtij aktiviteti dhe ka si objektiv kryesor ofrimin e praktikave më të avancuara ndërkombëtare në shërbim të pacientëve në Shqipëri.

SHËRBIMET QË MUND TË MERRNI TEK INTERMEDICA

Intermedica operon në fushën e ekzaminimeve laboratorike dhe kryen një spektër të gjerë të analizave duke filluar nga kimia klinike, hormonale, imunologjike dhe bakteriologjike. Sot, në bashkëpunim me specialistë të botës perëndimore, realizon jo vetëm diagnostikimet laboratorike të rutinës, por një sërë ekzaminimesh që përfshijnë biologjinë molekulare dhe gjenetikën dhe që janë të aftë të zbulojnë e parandalojnë shumë sëmundje.

Në vitet e fundit laboratori është zgjeruar më tej për të bërë diagnozën sa më gjithëpërfshirëse dhe ofron edhe diagnostikimin me ultratinguj përmes një platforme të gjeneratës së re, teknologjisë më të fundit në fushën e ekografisë me elastografi.

Intermedica implementon gjithashtu sistemin DXA për të ofruar testimin e densitetit kockor dhe analizën e përbërjes së trupit, me mundësinë për të përfituar nga një gamë të gjerë të aplikacioneve klinike.

Nga dhjetori 2021 ka sjellë risinë e radhës duke shtuar shërbimet ndaj pacientëve me anë të skanerit më të ri të prodhuar nga kompania SIEMENS Healthineers. Aparatura skanerike Somatom go.Noë, prodhim i muajit gusht të vitit 2021 me 32 detektorë, me një risi në teknologji me detektorë stelarë dhe me një arkitekturë mjaft të përshtatshme për pacientët. Kjo pajisje minimizon artefaktet dhe siguron imazhe me cilësi mjaft të lartë, duke lehtësuar dhe duke ndihmuar shumë në vendosjen e një diagnoze sa më të saktë.

Mundësia që kjo platformë jep për realizimin e ekzaminimeve me kontrast intravenoz nëpërmjet shiringës elektrike dhe kontrollit nëpërmjet një monitori të dedikuar është një prioritet në ndihmë të mjekëve dhe të pacientëve.

Këto mundësi janë të prekshme pranë Intermedica, rrjeti i të cilës shtrihet me 23 filiale në Tiranë, dhe 15 filiale në qytetet e Sarandës, Gjirokastrës, Livadhja, Rrogozhinë, Kavajë, Golem, Durrës, Krujë dhe një në Kosovë, ku janë të punësuar mbi 300 profesionistë të specializuar, të trajnuar dhe formuar sipas standardeve më të fundit mjekësore, si dhe projekte ndërgjegjësimi dhe mbështetjeje për grupe të ndryshme sociale.

Intermedica bashkëpunon me më shumë se 300 laboratorë në të gjithë Shqipërinë dhe ka gjithashtu një bashkëpunim ndërkombëtar me Struktura të rëndësishme Mjekësore në Shtetet e Bashkuara (Mayo Clinic), në Greqi (Bioiatriki, In-Vitro Labs, Intergenetics – Medicover, Medicyn, Microanalysis, Neo Screen, etj.), në Qipro (NIPD Genetics), në Hollandë (European Laboratory of Nutrients), në Gjermani (Bioscientia Helathcare Group), etj.

Lexo: Tirana Businessclub, më shumë se një co-working space

Procesi i dërgesës së mostrave brenda dhe jashtë vendit i nënshtrohet kontrolleve të rrepta të cilësisë, për të siguruar që ato të arrijnë në laboratorët përkatës në kushte optimale, duke mundësuar kështu precizion të lartë të rezultateve.

PIKAT KU GJENDET INTERMEDICA

Intermedica tashmë ka 38 filiale. Rrjeti i laboratorëve shtrihet me 23 filiale në Tiranë, 1 në Sarandë, 1 në Gjirokastër, 1 në Livadhja, 1 në Rrogozhinë, 2 në Kavajë, 1 në Golem, 6 në Durrës, 1 në Krujë dhe 1 në Kosovë. Në kuadër të partneriteteve të reja Intermedica po e shtin praninë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Intermedica bashkëpunon me rreth 320 laboratorë në të gjithë Shqipërinë sipas kontratave dhe protokolleve tëcaktuara nga standardet ISO përkatëse. Procesi i grumbullimit të mostrave i nënshtrohet kontrolleve të rrepta të cilësisë të kërkuara nga Akredimi me ISO 15189 dhe kryhet nëpërmjet rrjeteve të licensuara të transportit për të siguruar që ato të arrijnë në laborator në kushte optimale, duke mundësuar kështu precizion të lartë të rezultateve.

Në përmbushje të vizionit të tij, Dr. Llajo ka themeluar në Athinë edhe dy qendra të kompletuara diagnostikuese, një në zonën Patisia dhe një tjetër në Moskato. Dhe nuk mbaron këtu, të tjera struktura po projektohen dhe do të ngrihen në Shqipëri dhe Athinë.

INTERVISTË ME DR. VASIL LLAJO

Janë përhapur shumë laboratorë në vend, a mund të na thoni ku dallojnë shërbimet e Intermedica nga të tjerët?

Dr. Vasil Llajo:“Life needs care”. Jeta kërkon kujdes, dhe këtë e gjeni në Intermedica. Kjo është motoja mbi të cilën Intermedica u krijua 27 vjet më parë dhe do vazhdojë të veprojë, duke siguruar gjithnjë qëndrueshmërinë e shërbimeve dhe cilësisë si edhe inovacionin në fushën e shëndetësisë. Ajo që e bën të veçantë laboratorin Intermedica dhe e vendos përpara laboratorëve të tjerë është metodika që përdor në punimin e analizave dhe implementimi i metodave më të reja laboratorike.

Intermedica është një rrjet laboratorik që operon në Shqipëri prej 27 vitesh dhe në fokus ka pasur gjithnjë implementimin e metodave më moderne dhe investimin e vazhdueshëm në pajisje të gjeneratës së fundit për ekzaminimet e kryera.

Zbatimi i procedurave të cilësisë e kontrollit të brendshëm, dhe pjesëmarrja në programin e jashtëm ndërkombëtar të kontrollit të cilësisë, ka mundësuar certifikimin e laboratorit në Menaxhim me EN ISO 9001-2015 dhe certifikimin në Akreditim me EN ISO 15189-2012 nga Hellenic Accreditation System (E.S.Y.D.). Akreditimi me ISO 15189 është një dëshmi e besimit që u njihet laboratorëve mjekësorë, një akreditim që dëshmnon përkushtimin e laboratorit për ofrimin e shërbimit më profesional dhe cilësor në të gjitha aspektet e funksionimit të tij. Ky standard vërteton disa komponentë kyç të një laboratori si intergriteti, protokollimi i procedurave laboratorike, rinovimi i vazhdueshëm i analizatorëve, ngritja profesionale me programe trajnimi brenda laboratorit dhe jashtë tij dhe aftësia e laboratorit për t’u përshtatur me të rejat më të fundit.

Laboratori Intermedica është i pari në llojin e tij që ka arritur kushtet për akreditim për të 10-in vit rradhazi duke u vlerësuar si “Ekselent. Laborator i standardeve mëtë larta që kryen të gjitha procedurat dhe analizat e akredituara në mënyrën më të përkryer” nga Komisioni i Akreditimit të Laboratorëve.

Lexo: Të bëhesh pjesë e studimeve amerikane. Me Minerva studioni në 7 vende të ndryshme

Kjo është Intermedica, e cila pasqyron transparencën e një pune voluminoze dhe avangarde në fushën e shëndetësisë. Dr. Vasil Llajo, ambicien e ka të qartë dhe nuk do të reshtë së ngulmuari për fjalën e fundit të shkencës në shëndetësi, të asaj që paralel me shtetet më të avancuara, të arrihet edhe në vendin tonë të vogël.

Sa e vështirë është të merresh me këtë fushë?

Dr. Vasil Llajo: Të jesh i angazhuar në fushën e mjekësisë është patjetër një sfidë e madhe, kryesisht për sa i përket diagnozës laboratorike sepse kemi në një sasi të vogël mostre mbi të cilën duhet të nxirren disa rizultate nga ku të bazohemi dhe të marrim përgjegjësinë për një diagnozë të saktë dhe më pas për një trajtim të përshtatshëm.

Rëndësia e diagnostikës në laborator ëshë aq e madhe sa që shpesh thuhet që investimi në fushën e diagnostikës laboratorike përfaqëson vetëm 15% të investimeve, por vlera diagnostikuese e laboratorit është 75%. Patjetër që është një fushë e vështirë pasi kemi të bëjmë me persona. Të gjithë ne jemi unikë. Shëndeti ynë përcaktohet nga dallimet tona, të cilat kombinohen me stilin e jetës dhe mjedisin ku jetojmë. Nëpërmjet informacioneve klinike dhe diagnostikuese, mund të identifikojmë modelet që do të na ndihmojnë në përcaktimin e rrezikut individual për të shfaqur një sëmundje të caktuar dhe shpesh herë nevojitet një qasje e personalizuar për secilin pacient.

Intermedica tashmë ka hyrë në rrjedhën e laboratorit të tipit smart, ku aplikohet inteligjenca artificiale dhe pajisje me teknologji të avancuara, sic ëshët biologjia molekulare, citogjenetika dhe mbi të gjitha implementimi i teknologjisë së biochips-eve, kjo na lejon të individualizojmë kujdesin shëndetësor nëpërmjet diagnostikimit të personalizuar dhe trajtimeve të veçanta për çdo pacient. Intermedica e ka sjellë këtë mundësi në Shqipëri duke instaluar teknologjinë molekulare të biochips-eve, realizuar nga bashkëpunimi i kompanisë britanike Randox dhe asaj gjermane Bosch, me sistemin Vivalytic, që siguron detektimin e personalizuar të disa sëmundjeve, përmes një testi të vetëmnë pacientët simptomatikë dhe asimptomatikë.

Vështirësia në këtë kuadër qëndron tek të pasurit përgatitjen e nevojshme të stafit mjekësor dhe teknik. Intermedica ka pasur kujdesin edhe vëmendjen për të trjanuar mjekët në Shtetet ku janë prodhuar dhe implementuar teknologjitë e avancuara të këtyre analizatorëve, por gjithashtu edhe të personelit mbështetës që duhet të jetë i familjarizuar dhe të implementojë këtë teknologji për të vendosur diagnozën që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të shumta.

Cilat janë ambicjet për vitet në vijim, ku do ta shohim Intermedica-n në gamën e shërbimeve për klintët?

Dr. Vasil Llajo: Patjetër që me kalimin e viteve dhe përparimit të teknologjisë, ambiciet rriten dhe shtohet gama e analizave dhe e mundësive diagnostikuese por edhe e mjaft aparaturave të reja që janë të pranishme në tregun mjekësor. Është e njohur që tashmë diagnostika laboratorike përbën pjesën më të madhe të aktivitetit të rrjetit të laboratoreve Intermedica, por së fundmi, si e përmendëm më lart, është shtuar dhe diagnostika imazherike me përfshirjen e ekografisë me elastografi, që ështe fjala e fundit e teknologjisë diagnostikuese, gjithashtu edhe me pajisjen skanerike dhe të matjes së densitetit kockor.

Patjetër që në muajt dhe vitet në vazhdim do të shtohen analizatorë të tjerë dhe aparatura të avancuara të diagnostikës mjekësore për të cilat Intermedica ka hartuar planin e zhvillimit me qëllim diagnostikimin sa më gjithëpërfshirës.

Qëllimi për në vazhdim është që Intermedica të realizojë të ashtuquajturin “One Step”, që do të thotë që pacienti që do të paraqitet në laborator nuk do të jetë i detyruar të shkojë në struktura të ndyshme dhe të kryejë ekzaminime të panevojshme, por do të jetë në gjendje me një vizitë të vetme dhe në të njëjtin vend, të kryejë pothuajse të gjitha ekzaminimet e nevojshme diagnostikuese.

Fuqia punëtore është problem, ju sa e keni hasur këtë?

Dr. Vasil Llajo: Nuk mund të themi që Intermedica është e vëçuar apo izoluar në fenomenin e social që ndodh në Shqipëri për reduktimin e fuqisë punëtore dhe sidomos për pakësimin e personelit në fushën e mjekësisë, duke filluar me mjekët apo personelin teknik dhe infermieror që largohen nga Shqipëria. Shpesh herë e hasim edhe në këtë problematikë, por i kemi paraprirë mungesave që krijohen nga largimi i fuqisë punëtore nëpërmjet trajnimit të vazhdueshëm, që kryehet nga stafi i profesionistëve tanë me një program të caktuar trajnimi dhe edukimi në vazhdim, çka na lejon të mos ndikohemi nga largimi i personelit.

Prezenca e filialeve të shumta në të gjithë territorin e Shqipërisë na lejon të kemi dhe staf të mjaftueshëm për t’i pozicionuar nga njëri sektor në tjetrin ose të kryejmë rotacion të tyre kur krijohen vende vakante të përkohshme nga largimi i punonjësve.

Fakti që jemi të pranishëm në sektorin e mjekësisë laboratorike prej 27 vitesh na ka lejuar të krijojmë një shkollë edukimi profesional në brendësi të laboratorit dhe na ka dhënë mundësinë të parandalojmë këtë hemoragji që tashmë po ndodh me largimin e punonjësve, sidomos atyre të sektorit mjekësor, jashtë Shqipërisë.

Sa të ndërgjegjësuar janë qytetarët shqiptarë për të kryer analiza apo ekzaminime të ndryshme, bazuar në atë që ju shihni cdo ditë? Kanë kulturën e kontrolleve rutinë apo vetëm kur shfaqen probleme shëndetësore?

Dr. Vasil Llajo: Është e vërtetë që shpesh herë kultura apo edukimi janë ato që përcaktojnë se sa të ndërgjegjshëm janë qytetarët për të kryer kontrolle periodike për shëndetin e tyre dhe parandalimin e sëmundjeve. Janë të shumtë hapat që duhet të ndërmerren në këtë fushë pasi ndikon patjetër edhe edukata familjare, informacioni dhe ndërgjegjësimi që duhet të merret në shkollë për t’u kujdesur për shëndetin dhe për të mos kryer kontrolle vetëm kur tashmë janë shfaqur probleme shëndetësore.

Patjetër janë bërë hapa të mëdha por ende duhet që njerëzit të binden që parandalimi vlen më shumë se kurimi dhe kjo u vërtetua edhe gjatë pandemisë, ku pamë se sa e rëndësishme ishte vlera e diagnostikimit të menjëhershëm me qëllim që të mos arrihej në stadin në të cilin mjekimi do të kërkonte jo vetëm shpenzime të mëdha por do të fuste të sëmurin në një gjendje rrezikshmërie nga komplikacionet që mund të shkaktonte sëmundja.

Tashmë është rritur numri i pacientëve që paraqiten për të kryer kontrolle periodike për parandalimin e mjaft sëmundjve dhe ky është një tregues i mirë i emancipimit të qytetarëve.

Sa e rriti pandemia ndërgjegjësimin për kontrollet e shëndetit?

Dr. Vasil Llajo: Pandemia ishte me të vërtetë një dramë sa sociale aq edhe shpirtërore dhe psikologjike për njerëzit, mbi të gjitha me humbjen e jetëve, jo vetëm të të sëmurëve kronikë apo atyre që pësuan komplikacione të mëdha. Vdekshmëria prekunjë fashë të gjërë të moshave të ndryshme dhe njerëzit u ndërgjegjësuan përfundimisht,pasi kontrolli i shëndetit është primar dhe mbi të gjitha edukimi që duhet të jetë i vazhdueshëm, duke filluar që nga moshat e reja, për të parandaluar sëmundjet dhe jo vetëm për t’i trajtuar ato, sepse shpesh herë diagnostikimi i vonuar mund të jetë vdekjeprurës.

Pra Covid i ndërgjegjësoi individët që mjekësia nuk është thjesht një biznes, por mbi të gjitha është një shkencë nëfunksiontë mbrojtjes së shëndetittë individëve dhe të parandalimit të sëmundjevetë ndryshme.

A keni ju një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët ?

Ky mesazh, ky proklamim është gjithnjë i vlefshëm, në cfarëdo kohe, stine apo epoke, per persona te shkolluar dhe jo, me para ose jo, nuk varet nga gjendja sociale apo ekonomike. Kjo është një kërkesë e cila i duhet drejtuar cdo individi për të ndërgjegjësuar vetveten dhe për të mësuar që mbrojtja e shëndetit nis me parandalimin e sëmundjeve dhe sot, shumë sëmundje janë të tilla që nuk shtrohet më pikpyetja nëse do të vdesë apo mbijetojë, por shtrohet pyetja se sa vite do të rrojë nëse preket nga një sëmundje. Nëse një individ dëshiron të ketë një jetë më të gjatë, të shtohen vitet dhe rritet cilësia e jetës, mesazhi kryesor që duhet të përcillet është që duhet të parandalohen sëmundjet. Krahas parandalimit duhet dhe te rritet ndërgjegjësimi dhe edukimi mbi shëndetin. Këto njohuri duhet të merren në format nga më të ndryshmet duke filluar nga edukimi në shkolla tek fëmijët nëpërmjet programeve për edukimin shëndetësor, duke përfshirë të gjitha nivelet e sistemit arsimor, përfshirë universitetet, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të vënë në kontakt dhënësin e këshillës dhe atë që e recepton atë, me qëllim që të ngulitet rrënjësisht në popullatë mesazhi që edukimi shëndetësor është pjesë e jetës së përditshme.

Ky edukim duhet bërë sepse ka mjaft sëmundje sot për të cilat individët kanë vetë në dorë që të parandalojnë ose shmangin, sic mund të jenë sëmundjet virale ku mund të merren masa të dobishme për t’i minimizuar, sic ishte rasti i përdorimit të maskave gjatë pandemisë.

Një pjesë e parandalimit për sëmudje të ndryshme është edhe detektimi në stadet e hershme i të gjitha sëmundjeve tumorale, të cilat sa më herët të diagnostikohen aq më shumë rriten shanset për një jetëgjatësi më të madhe dhe për një trajtim më të suksesshëm.

Një pjesë e mirë e disa sëmundjeve janë tejet të varura me edukimin shëndetësor, sic është rasti i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ose shumë sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me ambjentin, me ndryshimin e klimës, me disa faktorë risku, që individët e edukuar dhe të ndërgjegjësuar mund të shmangin.

Sot, me një gjendje ekonomike më të qëndrueshme, ka disa sëmundje që shkaktohen edhe nga një stil jetese më sedentar, që mund të sjellin patologji si diabeti, sëmundjet vaskulare, problematika gastro-intestinale, etj.

Pra këshilla dhe mesazhi ndërgjegjësues kryesor dhe universal mbetet që parandalimi dhe edukimi shëndetësor, duke nisur që në moshat e reja, mbeten dy hallkat kryesore në kohrat që po jetojmë.

probizz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0