Sindi Dervishi është themeluese e startupit “Dr. Luke”. Me një formim akademik në fushën e mjekësisë dhe angazhim në kompani amerikane, Sindi dhe skuadra e saj, kanë njohuritë e duhura për ta çuar përpara këtë startup. Pjesë e Women Startup Competition Albania, Dr.Luke, ishte mes 10 finalistëve që prezantuan para një jurie dhe audience me sipërmarrës, ekspertë, dhe përfqësues të institucioneve.
12 vite me parë Sindi Dervishi është përzgjodhur si një nga 12 të rinjtë më të talentuar në teknologji dhe inovacion. Në muajt në vijim, ky startup pritet të ketë zhvillime pozitive për mbarëvajtjen e tij
Kur vendosët të themeloni startup-in tuaj dhe çfarë ju motivon në këtë sipërmarrje?
Ideja rreth Dr. Luke lindi gjatë pandemisë Covid-19, kur aksesi tek mjekët ishte i kufizuar. Nxitja konkrete erdhi kur mora pjesë në samitin global Intelligent Health në shtator 2022 në Bazel të Zvicrës , ku u njoha me startup-et dhe kompanitë më elitare në fushën e e-health. Aty mendova, “Pse mos të krijoj diçka të ngjashme në Shqipëri?
Cili është misioni dhe vizioni i kompanisë tuaj?
Cila është faza e startup-it tuaj, çfarë po bëni aktualisht? Cilat kanë qenë hapat kyçe në këtë rrugëtim?
Sfida kryesore është skepticizmi në lidhje me telemedicinën dhe pranimin e saj në praktikën e kujdesit shëndetësor, si dhe gjetja e partnerëve strategjikë në industrinë e shëndetit dixhital për të zhvilluar teknologjinë e nevojshme, e cila është e kushtueshme dhe kërkon investime të mëdha.
Cilat janë vlerat dhe besimet që ju udhëheqin në sipërmarrje?
Momentalisht jam pjesë e një programi të EIT Health, ku përfshihen top 100 themelueset femra në fushën e medtech. Po mentorohemi nga ekspertë dhe udhëheqës botërorë. Gjithashtu, në shtator do të kthehemi në Samitin Global për Intelligent Health, por kësaj here jo si vizitorë, por si startup. Çfarë do të na ndihmojë të kalojmë në fazën tjetër është një kontratë që presim të nënshkruajmë shumë shpejt me një kompani britanike lider në shëndetësinë dixhitale. Kjo kompani do të investojë në startupin tonë dhe do të na ndihmojë në zhvillimin e një aplikacioni që do të dalë shumë shpejt në treg. Aplikacioni do të jetë i sigurtë dhe do të mbrojë privatësinë e informacionit shëndetësor. Brenda aplikacionit tonë, do të mund të skedulosh konsulta me çdo profesionist shëndetësor në një vend të vetëm, duke integruar në një platformë të vetme aplikacione ekzistuese për specialitete mjekësore të ndryshme.
Çfarë zgjidhje ofroni për klientët tuaj?
Në fakt Emri “Dr. Luke” vjen nga Shen Luka, mjeku misionar. Ne synojmë që çdo shërbim të jetë i orientuar drejt pacientit, veçanërisht duke marrë parasysh ngjarjet e fundit në lidhje me sistemin spitalorë në Shqipëri. SDG3 synon të sigurojë shëndet dhe mirëqenie për të gjithë dhe për çdo moshë. Ne do të kontribuojmë në arritjen e këtij qëllimi duke përmirësuar qasjen në kujdesin shëndetësor dhe duke zhvilluar produkte dhe shërbime që promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve në mënyrë inovative dhe të qëndrueshme. Ne do të ofrojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh në fushën e shëndetësisë dixhitale përmes aplikacionit dhe platformës që po zhvillojmë. Pacientët jo vetëm do të mund të skedulojnë konsulta në distancë me profesionistë shëndetësorë, por gjithashtu do të mund të monitorojnë sëmundjet kronike nga të cilat vuajnë. Po ashtu, ata do të kenë akses në artikuj dhe informacione shkencore të përditësuara për tema që lidhen me shëndetin.
Si po ndikon ndryshimi i teknologjisë dhe i tregut në sipërmarrjen tuaj?
Intelegjenca artificiale do të luajë një rol kyç në zhvillimin e shëndetit dixhital, duke përdorur teknologjitë e AI për analizën e të dhënave shëndetësore, personalizimin e trajtimeve dhe përmirësimin e efikasitetit në sistemet e kujdesit shëndetësor. Kjo ndihmon në ofrimin e kujdesit më të mirë shëndetësor dhe adresimin e sfidave komplekse shëndetësore në mënyrë inovative, duke përfituar nga rritja e tregut të telemedicinës, veçanërisht pas pandemisë së COVID-19.
Cilat janë planet tuaja për rritje të ardhshme dhe strategjitë për t’i arritur ato?
Planifikojmë të zgjerojmë praninë tonë në tregun e shëndetësisë dixhitale do të synojmë të krijojmë partneritete strategjike me kompani ndërkombëtare si dhe të zgjerojmë klientelën tonë në Kosovë dhe Maqedoni.
Çfarë ju bën më të lumtur në sipërmarrjen që keni nisur?
12 vite me parë u përzgjodha si një nga 12 të rinjtë më të talentuar në teknologji dhe inovacion, ndërsa tani kam privilegjin që përmes kësaj sipërmarrjeje të ndikoj pozitivisht në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve duke integruar mjekësinë dhe teknologjinë, e cila për mua është esenciale!
Çfarë synoni të realizoni konkretishtë në 3 vitet e ardhshme?
Në vitet e ardhshme synojmë të konsolidohemi në treg si kompani lider në fushën e telemedicinës në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.