DPT: Afati i aplikimit për ndihmën financiare të Paketës Nr.1 përfundon në datën 18 Prill 2020

DPT: Afati i aplikimit për ndihmën financiare të Paketës Nr.1 përfundon në datën 18 Prill 2020


 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se afati i fundit i aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës nr.1 “VKM nr.254     datë 27.03.2020”, është në oren 12:00 të datës 18.04.2020, Ju informojmë gjithashtu, se në çdo Drejtori Rajonale Tatimore, vijon procesi i trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit:

Lexo: Rama: Bizneset që konsiderohen me risk të ulët dhe të mesëm do të nisin punën pas 2-3 javësh

Nr Drejtoria Rajonale E-mail
 1 Tatimpaguesit e Mëdhenj  dsht_Njtm@tatime.gov.al
 2 Tirana  dsht_Tirana@tatime.gov.al
 3 Durrësi  dsht_Durres@tatime.gov.al
 4 Vlora  ssht_Vlore@tatime.gov.al
 5 Berati  ssht_Berat@tatime.gov.al
 6 Fieri  dsht_Fier@tatime.gov.al
7 Elbasani  dsht_Elbasan@tatime.gov.al
8 Korça  dsht_Korce@tatime.gov.al
9 Lezha  ssht_Lezhe@tatime.gov.al
10 Shkodra  dsht_Shkoder@tatime.gov.al
11 Dibra  ssht_Diber@tatime.gov.al
12 Gjirokastra  ssht_Gjirokaster@tatime.gov.al
13 Kukësi  ssht_Kukes@tatime.gov.al
14 Saranda  ssht_Sarande@tatime.gov.al

Lexo: Krijo, mëso dhe relaksohu me elegantin Galaxy Tab S6 Lite

Ky proçes do të vijojë edhe pas përfundimit të afatit të aplikimit të ndihmës financiare sipas VKM nr.254, datë 27.03.2020, dhe sigurojmë individët/subjektet se çdo ankesë/kërkesë do të trajtohet dhe shqyrtohet me korrektësine maksimale. Subjektet dhe individët të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas Paketës nr.1, do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e-filing, nëse do të jenë përfitues të Paketës nr.2, pa qënë e nevojshme të ndjekin proçedurën e riaplikimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0