Doni të jeni të suksesshëm? Stop i treguat vetes këto 4 gënjeshtra!

Doni të jeni të suksesshëm? Stop i treguat vetes këto 4 gënjeshtra!

~8 minuta lexim


A keni qëllime që doni të arrini, por duket se nuk mund t’ia arrini atje? Mbase keqbërësi është dialogu që zhvillohet në kokën tënde. Ka shumë gjëra që i themi vetes se nëse, kur dhe pse ose pse jo ne duhet të provojmë diçka. Ne harxhojmë shumë kohë dhe energji mbi këto biseda të brendshme saqë nuk mbetet më gjë për të provuar gjëra të reja ose të rendim pas objektivave.

Është një zakon i keq dhe i vështirë për t’u hequr qafe. Por nëse nuk mësojmë ta thyejmë, nuk do ndalim kurrë së sabotuari suksesin tonë. Hapi i parë drejt thyerjes së modeleve mendore është të kuptuarit se ajo është atje. Kështuqë nëse i keni treguar vetes ndonjëherë këto si më poshtë:

1. Nuk jam i/e sigurtë së çfarë dua

E keni gjetur ndonjëherë veten të shikoni objektivat dhe ta pyesni atë nëse vërtet doni që të arrini atje? Nëse nisni një kompani e suksesshme, nuk do të keni kohë mjaftueshëm për familjen tënde. Nëse merrni ngritjen në detyrë, duhet të lëvizni në një zyrë tjetër. Nëse vendosët një marrëveshje me një klient të madh, duhet t’i përgjigjeni çdo telefonate të tyre.

Ky është një kurth tek i cili bie gjatë të gjithë kohës. Më pyesni se cilat janë objektivat e mia më të rëndësishme dhe mund të merrni “shumë llomotitje.” Është vërtet frikë të flasësh, frikë se nuk do të jem e aftë të arrij objektivat e mia dhe kështuqë do të jem plot me zhgënjim dhe vetë-dënim. Dhe frikën se nëse i arrij objektivat e mia jeta ime do të ndryshojë. Ndryshimi është vërtet i frikshëm.

Mënyra më e mirë për të dalë nga ky kurth është të kurseni pak kohë gjatë së cilës do të kuptoni se cilat janë objektivat tuaj. Më pas angazhohuni drejt këtyre objektivave. Shkruajini dhe varini në mur. A do të thotë se kjo se nuk mund ta ndryshoni kurrë mendjen? Jo. Rivlerësimi i objektivave kohë pas kohe është një gjë e mirë për t’u bërë. Por nëse vendos se ndonjë nga objektivt e tu nuk ka më vend, kini një arsye të mirë se pse jo. Dhe zëvendësojeni atë me diçka tjetër të mirë po aq ambicioze.

2. Nuk jam i/ mirë mjaftueshëm( i/e zgjuar sa duhet; i/e edukuar sa duhet etj) për këtë.

Ky është një kurth tjetër te i cili bie gjatë të gjithë kohës. E di se jam i mirë te ajo që bëj, por gjithmonë zbuloj se njerëzit që janë shumë të suksesshëm u bënë të tillë sepse janë më të mirë se ç’jam unë. Nuk rresht së menduari se mbase ata bënë lidhjet e duhura, goditën tregun e duhur me idenë e duhur në kohën e duhur, ose thjesht shpenzuan më shumë kohë duke renduar pas asaj që dëshironin se sa duke u shqetësuar nëse ishin mjaftueshëm të mirë në të.

Nuk është fare punë për ju nëse jeni të mirë mjaftueshëm për të marrë atë që doni. Puna juaj është të rendni pas saj, të bëni më të mirën tuaj dhe të shkikoni se çfarë ndodh. Nëse nuk keni sukses, kjo mund të ndodhë sepse nuk ndryshuat drejtimin oe mund të ketë qënë për një sërë arsyesh të tjera. Por është budallallëk ta ndaloni veten para se të përpiqeni.

3. “Dora e letrave” është kundër meje kështuqë pak rëndësi ka se çfarë bëj unë.

Ky është një kurth i lehtë tek i cili mund të biesh. Gjëja interesante është që ndërsa shqetësoheni rreth avantazheve të padrejta që kanë të tjerët, nuk vini re se ju keni të tuat. Studimet psikologjike tregojnë se ne jemi të shpejtë në atribuimin e suksesit të njerëzve të tjerë faktorëve të tillë, ndërsa suksesin tonë tentojmë t’ia dedikojmë punës dhe inteligjencës sonë.

Nuk ka rëndësi se çfarë avantazhesh ka dikush, ose çfarë disavantazhesh mund të keni ju sepse këto gjëra janë jashtë kontrollit tuaj. Ajo që mund të kontrolloni ju është nëse po punoni dhe sa fort po punoni për të arritur qëllimet, kështuqë këtu duhet ta fokusoni vëmendjen.

4. Unë nuk kam kohë.

Nuk njoh ndonjë person në veçanti që ka rënë në këtë kurth specifik në një kohë ose në tjetrën. Jeta moderne është kaq e zënë, sidomos me orët tona të punës dhe presioni i vazhdueshëm i gjërave të reja për të bërë dhe parë, ajo ndjesi është bërë një normë.

Kurrë nuk keni për të rreshtur nga të qënit i zënë. Jeni vërtet të vullnetshëm për të lënë një orar të mbingarkuar t’ju privojë nga ndjekja e ëndrrave.

Ne kemi një kohë të limituar në këtë planet, kështuqë se si e shpenzojmë atë kohë duhet të jetë diçka që ne e marrim shumë seriozisht. Ajo duhet të jetë një shprehje e vlerave tona më të thella dhe aspiratave tona më të larta. Kështuqë krijoni kohë për të ndjekur gjërat që doni vërtet. Do të jeni të lumtur më pas.

 

/Shkruar nga Minda Zetlin, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0