Doni të dini sesa i sigurtë është fjalëkalimi juaj? - Business Magazine Albania

Doni të dini sesa i sigurtë është fjalëkalimi juaj?


Nuk është më sekret që disa përdorues përtojnë të krijojnë një fjalëkalim të ndërlikuar.

Shpjegimi është i thjeshtë, ai ka shumë llogari, disa adresa e-mail-i etj. Pse të krijojë çdo herë një fjalëkalim të ri dhe t’i mbajë mend ato. Nëse ka nevojë për t’u loguar kurdo dhe kudo që të jetë dhe thjesht nuk e mban mend fjalëkalimin e nevojshëm, sepse është shkruar diku në organizatorin e tyre, por nuk e kanë atë atëherë çfarë të bëjnë.

Tashmë ju nuk duhet të mbani mend të gjitha fjalëkalimet tuaja. Çdo gjë tashmë është bërë për të mirën e klientit të dashur. Ka programe – menaxhues fjalëkalimesh, më shumë se kaq ju mund të shpikni disa metoda të formimit të fjalëkalimeve për çdo faqe që  përdorni. Më poshtë janë disa informacione të përgjithshme mbi këtë temë.

Ne të gjithë qeniet njerëzore kemi diçka të ngjashme në sjelljen dhe në mënyrën e të menduarit. Për krijimin e një fjalëkalimi të ri që vendosim ne ndjekim metoda të ngjashme. Këtu është një skemë tipike e gjenerimit të fjalëkalimeve.

  • Gjëja e parë që vjen në mendjen e shumicës së përdoruesve është që të përdorin emrat e kafshëve të tyre, modelin e makinës ose fjalën “password”. Si mund t’i vendosni këto, kur ju jeni i vetmi person i cili e ka makinën X5 të bardhë, ka një qen të quajtur Xhesi dhe një fjalëkalim “Password”.
  • Kombinimi i numrave si: 12345,246810,654321 etj.
  • Faktori psikologjik: Përdorimi i fjalëve të pahijshme. Meqë ra fjala meshkujt zakonisht e bëjnë këtë. Asgjë personale vetëm se statistikat e tregojnë këtë.
  • Filmi juaj i preferuar apo një titull libri, emri i vendit apo ngjyra juaj e preferuar- një dukuri e shpeshtë. (Këtu, gjëja kryesore është të ndjekësh filmat, aktorët, problemet e larta politike etj. Në 2016 ne jemi duke pritur për password-e të tilla si Star Wars dhe derivatet e saj).

Nga statistikat e nxjerra femrat vuajnë nga hakimi i adresave më shpesh se meshkujt. Femrat kanë tendencë për të përdorur fjalë të fjalorit (si” password, 123456, 12345678, 1234, 12345, love, hello, princess, 1111 etj) ajo që i bën ato më të prekshme.

Ndërsa shumë njerëz kanë përmirësuar sigurinë dhe forcën e fjalëkalimeve të tyre, ka ende një numër të madh të njerëzve që vendosin fjalëkalime që janë shumë të zakonshme. Në fakt, 91% e të gjithë fjalëkalimeve të përdoruesve shfaqen në listën e mëposhtme për vitet 2011 deri në vitin 2015.

2015 2014 2013 2012 2011
1 123456 123456 123456 password password
2 password password password 123456 123456
3 12345678 12345 12345678 12345678 12345678
4 qwerty 12345678 qwerty abc123 qwerty
5 12345 qwerty abc123 qwerty abc123
6 123456789 1234567890 123456789 monkey monkey
7 football 1234 111111 letmein 1234567
8 1234 baseball 1234567 dragon letmein
9 1234567 dragon iloveyou 111111 trustno1
10 baseball football adobe123 baseball dragon
11 welcome 1234567 123123 iloveyou baseball
12 1234567890 monkey admin trustno1 111111
13 abc123 letmein 1234567890 1234567 iloveyou
14 111111 abc123 letmein sunshine master
15 1qaz2wsx 111111 photoshop master sunshine
16 dragon mustang 1234 123123 ashley
17 master access monkey welcome bailey
18 monkey shadow shadow shadow passw0rd
19 letmein master sunshine ashley shadow
20 login michael 12345 football 123123
21 princess superman password1 jesus 654321
22 qwertyuiop 696969 princess michael superman
23 solo 123123 azerty ninja qazwsx
24 passw0rd batman trustno1 mustang michael
25 starwars trustno1 000000 password1 football

Kujdes!!!!  Përdorni gjithmonë në fjalëkalimet tuaja

 

  • Shkronja të vogla
  • Shkronja të mëdha
  • Numra
  • Simbole
  • Gjatësia minimumi 8 karaktere

 

 

Për të parë sesa të sigurtë e keni fjalëkalimin tuaj kontrolloni KËTU .

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0