Të pa kënaqur vetëm me veshjen e yjeve kryesorë të skenës muzikore, nga Beyoncé dhe Usher deri te Christina Aguilera, Dolce & Gabbana tani synon të bëjë edhe qentë e vërtetë më stil.
Oferta më e fundit e markës italiane të modës është për qenin që me të vërtetë i ka të gjitha, një aromë stilisti, me një çmim të përshtatshëm.
Frymëzimi për produktin që bota nuk e dinte se kishte nevojë erdhi nga “dashuria e pakushtëzuar” që Domenico Dolce ka për “qenin e tij besnik Fefé”, sipas faqes së internetit të kompanisë.
Por, për ata që kafshët e tyre nuk janë aq të bindura, faqja ofron disa udhëzime: ‘Spërkatni Fefé në duart tuaja ose në një furçë dhe vazhdoni duke fërkuar apo krehur qimen e qenit tuaj nga mesi i trupit drejt bishtit për t’i dhënë atyre një moment përkëdheljeje me aromë.’
D&G janë thjesht marka më e fundit që përpiqet të përfitojë nga tregu i kafshëve. Dizajnerja britanike Anya Hindmarch ofron një “charm” për mbajtësin e qeseve për mbetjet e qenve në faqen e saj për £135 ($172). Qentë që ndjekin modën mund të veshin një xhaketë të markës Prada për £600 ($765) gjatë ditës dhe të shtrihen për të fjetur natën në një shtrat të madh Versace për £915 ($1,170).
*Së shpejti edhe tek dyqanet e Beauty Point Tiranë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.