"Doing business through social media; Top 30+ business ideas" - Business Magazine Albania

“Doing business through social media; Top 30+ business ideas”


“DOING BUSINESS THROUGH SOCIAL MEDIA; TOP 30+ BUSINESS IDEAS” (Të bësh biznes nëpërmjet medias sociale)

🗂 Është një trajnim 1 ditor, i cili ka për qëllim njohjen me median sociale, fuqinë dhe mundësitë që ajo ofron për të bërë biznes në ditët e sotme.
🗂 Ky trajnim i dedikohet më së shumti studentëve, të cilët gjatë periudhës së studimeve e kanë të vështirë të ndjekin një punë full-time.

Qëllimi është që t’ju ofrohet studentëve disa alternativa për të krijuar një biznes online me kosto minimale.

🗂 Nëpërmjet këtij trajnimi ne synohet që:
– të informohen pjesëmarrësit mbi rolin e medias sociale në ditët e sotme,
– të informohen pjesëmarrësit me mundësitë që ofron media sociale;
– të njihen me disa ide biznesi bashkëkohore, që mund t’i zhvillojnë nëpërmjet mediave sociale;
– të nxiten pjesëmarrësit drejt sipërmarrjes;
– të orientohen pjesëmarrësit me hapat që duhen ndjekur dhe proceset e krijimit të një biznesi;
– të nxiten për t’i kushtuar rëndësi network-ut, etj.

📆 Data: Trajnimi do të mbahet ditën e Dielë datë 13 Janar 2019 nga 🕑 09:30-15:00

🏣 Vendodhja:  Kolegji Universitar i Biznesit
Adresa: Pranë sheshit “Shqiponja”, Rr. Vangjel Noti, Laprakë, Tiranë.

👥 Target grupi: Preferohen studentë, mosha e përshtatshme për trajnimin 18-35 vjeç.
Pjesëmarrja e limituar, jo më shumë se 30 vetë.

💵 Pagesa:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim/workshop është 1500 lekë (të reja) për studentët dhe 2000 lekë (të reja) për personat e punësuar. Në këtë kosto përfshihen materialet e nevojshme për trajnim, coffee break, certifikatë, etj.

Mënyra e pagesës: Pjesëmarrësit që marrin pjesë për herë të parë duhet ta bëjnë nëpërmjet Raiffaisen Bank nr. llogarisë 0030070058.

Ndërsa të tjerët mund ta bëjnë gjatë javës tek Ledio Shyti ose gjatë ditës së trajnimit.

Afati i pranimit të aplikimeve📆
Aplikimi bëhet nëpërmjet linkut: https://goo.gl/forms/Ut2BCfhQDsYGp9k32
Brenda datës 10 Janar 2018 ju do të njoftoheni me email nëse jeni përzgjedhur për të marrë pjesë në trajnim.

🎬 Trajnimi zhvillohet nga Youth Innovation Center në bashkëpunim me Trendy Boss – Social Media Agency dhe mbështetjen e Kolegji Universitar i BiznesitBusiness Mag AlbaniaFit Express Tirana, etj.

🗣Trajner:
MSc. Ledio Shyti – Pedagog, Trajner, Freelancer dhe Social Media Manager

Për çdo pyetje apo paqartësi mos hezitoni të kontaktoni në 0695383321 (whatsapp) ose email info.trendyboss@gmail.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0